• |
ide | kryesore

Vrasja në Kamëz, vëllai i Agim Bucit: Nuk i falim grabitësit, ishte akt terroristësh!

Lajme, Të fundit



Familja Buci nuk do ta falë vrasjen e 53 vjeçarit, pavarësisht braktisjes që i ka bërë familja ekzekutorit. Pas intervistës që dha babai i Vladimir Kurtit, që e quajti të birin një monstër që duhet dënuar me varje, ka folur vëllai i viktimës. Ai tregoi për gazetarët se fëmija 6 vjeç që pa ngjarjen, ende nuk e di se i ati i ka vdekur. Familja është e shqetësuar për faktin se çfarë traume të dytë mund të përjetojë ai pasi i vogli po pret që i ati të dalë nga spitali, ku “po operohet”

Vëllai i viktimës i është drejtuar publikisht, babait të Vladimir Kurtit që të ta vrasë vetë të birin kriminel, jo të bëjë thirrje ta vrasë shteti. “Nëse ka rritur monstër dhe e dënon, atëherë le ta vrasë vetë. Këto akte i bëjnë vetëm terroristët. I ati ta çonte të birin në polici para se të vriste një familje. Dhe ai vetë të shkojë në burg se s’ka rritur fëmijë të mirë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *