• |
ide | kryesore

1 Maji, në Shqipëri festohet, nëpër botë protestohet

Lajme, Të fundit



Punëtorët dhe aktivistët në botë shënuan Një Majin me protesta, duke kërkuar nga qeveritë e tyre t’i adresojnë çështjet e punëtorëve. Dita Ndërkombëtare e Punës është festë publike në shumë vende. Mijëra njerëz protestuan në rrugët e Athinës, duke kërkuar vende të reja pune dhe më shumë të drejta për punëtorët.

Sistemi i metrosë dhe autobusët në kryeqytetin grek operuan në orare të reduktuara. Në më shumë se 70 qytete të Spanjës u protesta po ashtu, me kërkesat për barazi gjinore dhe rroga e pensione më të larta.

Në Turqi, policia arrestoi dhjetëra protestues që bënë përpjekje të marshojnë drejt Sheshit Taksim të Stambollit.

Autoritetet turke i ndaluan protestat në këtë shesh, duke u thirrur në shqetësime për sigurinë.

Protesta ka pasur edhe në Rusi, Ukrainë, Kore të Jugut, Indonezi dhe vende të tjera.(rel)



1 Comment

  1. Ne Shqipri festohet per rrezultat e shkelqyra qe ka arrit klasa puntare me mesimet e partis. I gezofshi dhe iqofshi me lart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *