• |
ide | kryesore

Basha paralajmëron për skandale të reja në Qeveri: Retë e zeza do shpërthejnë

Lajme, Të fundit



Muaji maj do të ketë zhvillime të forta politike që do të tronditin qeverisjen. Ky ishte mesazhi që kreu i PDsë, Lulzim Basha i dha deputetëve të tij në mbledhjen e grupit parlamentar ditën e hënë.

 

Sipas Panoramës, nga mbledhja me dyer të mbyllura, përmes një metafore, Basha informoi deputetët e tij se pritet që në ditët në vijim të shpërthejë një skandal në radhët e qeverisë.

 

“Retë që kanë nxirë qiellin, do të shpërthejnë shumë shpejt”, mësohet të ketë thënë Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar. Sipas kreut të PD-së, përmasat e skandalit të ish-ministrit Tahiri do të përfshijnë sërish qeverinë, ndaj edhe opozita duhet ta vazhdojë aksionin e saj në të gjitha format.



2 Comments

  1. nqs ke skandale publikoji dhe mos bej interesantin o lule e vyshkur qe pa celur. Ti me shume ben shantazh se opozite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *