• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është personi që abuzoi seksualisht fëmijën 6-vjeçar në zonën e Thumanës

Lajme, Të fundit



Ky që shihni në foto quhet Dashamir Toçi, njeriu që abuzoi seksualisht me një fëmijë 6 vjeçar në zonën e Thumanës, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

Toçi një i dënuar me 1 vit burg për kanosje e armëmbajtje pa lejë, rezulton të jetë në hasmëri me familjen e fëmijës që abuzoi, kjo pasi pak vite më parë ai ka plagosur me armë një burrë nga kjo familje.

Toçi ka dalë përpara togave të zeza të gjykatës së Krujës, ku është njohur me masën e sigurisë të arrestit në burg për akuzën e “Kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur”.

I arrestuari Toçi është person me probleme mendore, ku pas arrestimit në polici ka deklaruar se nuk do e bëjë më një veprim të tillë. Ai është mbrojtur duke thënë se marrëdhënia ishte me konsensus, por një version i dhënë nga ai, nuk është besuar nga prokurorja Mirela Kostaqi, e cila ka administruar hetimin e kësaj ngjarje, që tronditi jo vetëm banorët e zonës së Thumanës.



3 Comments

  1. burg perjete pleres. Edhe sikur me konsensus te jete prape ligji te denon kudo ne bota o dangall. Ne amerike tipa si ty i cojne tek burgjet ku jane ata me krime te renda qe te te kujtojne pak konsensusin. O zot kur paske mesu dhe ti o katundar i ndyre fjalen konsensus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *