• |
ide | kryesore

FOTO/ Nxirret me skavator makina që pësoi aksident në Laç, dyshohet se ka 3 viktima brenda

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kurbin, në fshatin e quajtur Adriatik. Një makinë ka rënë në kanal dhe është përmbysur, ndërsa dyshohet për viktima.

Mësohet se brenda mjetit ndodheshin tre të rinj, gjendja e të cilëve nuk dihet ende, por nga informacionet e para dyshohet të kenë vdekur, ndonëse policia nuk e konfirmon këtë informacion.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë fakti se drejtuesi i mjetit ka qenë në gjendje të dehur.

Policia është nisur drejt vendngjarjes. Mësohet se mjeti ka rënë nga ura gjatë lëvizjes, ndërsa trupat e tre të rinjve ndodhen brenda dhe po nxirren jashtë nga policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *