• |
ide | kryesore

Intervista video/ Rama merr krahun e Erdoganit kundër Gylenistëve

Arkiva, Kryesore

Pasi e ka quajtur Erdoganin vëlla, pasi e ka shpallur Turqinë aleat strategjik, pasi ka kërcyer në dasmën e vajzës së sulltanit të ri otoman, pas i ka shkuar pas në votimin antiamerikan për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, Edi Rama është rreshtuar me presidentin turk edhe në konfliktin që e ndan atë me vëllain armik, Fetullah Gylen.


I futuar dje në studion e Ilva Tares, Edi Rama i ka quajtur gylenistët një rrjet të rrezikshëm të cilët Shqipëria i mban nën vëzhgim. Ai nuk ka përmendur asnjë herë as emrin e klerikut që strehohet në Pensilvani, as atë të fondacionit të tij FETO, por gjithçka bëhet e qartë sepse pyetja e gazetares ishte direkt për gylenistët dhe se dihet se kë akuzon Erdogani për grushtin e shtetit të korrikut 2015.


Për herë të parë Rama ka çuditur me përgjigjet e tij. I pyetur për rrjetin FETO ai e ka quajtur atë një organizëm që tentoi përmbysjen e një pushteti të zgjedhur, me rrugën e dhunës dhe të armëve. Ai e quajti atë “një rrjet i rrezikshëm” dhe shtoi se shteti shqiptar i mban ata në vëzhgim.

Lexo më tej:

Erdogan kërkon ekstradimin e 450 “gylenistëve” nga Shqipëria

Pas Kosovës radha e Shqipërisë. Plani i Erdoganit kundër gylenistëve

Hija e Erdogan në Tiranë/ Shitet për 10 milionë euro kolegji Turgut Oza që financohej nga Gylen

Por, problemi është se përpos akuzave të Erdoganit, Gyleni i ka mohuar me këmbëngulje aludimet për implikimin e njerëzve të tij në grushtin e shtetit ku mbetën të vdekur 250 qytetarë. Të njëjtin qëndrim e ka mbajtur deri më tani edhe SHBA dhe BE, të cilët nuk i kanë quajtur të besueshme përfundimet e një regjimi aspak demokratik si ai që mbretëron në Ankara.

Por, pa pyetur për to, Rama ka marë i vendosur anën e së vërtetës së Erdoganit. Megjithatë kur gazetarja ka këmbëngulur nëse do të përsëritet skenari kosovar i ekstradimit të gylenistëve? A i është kërkuar ai kryeministrit shqiptar dhe a do ta bënte ai një gjë të tillë?, Rama ka refuzuar të përgjigjet.

Kujtojmë se edhe SHBA edhe BE e dënuan me forcë skenarin e kurdisur në Prishtinë nga Hashim Thaçi, duke u shprehur hapur kundër vullnetit diktatorial të sulltanit të ri të Stambollit.

©Lapsi.al

10 Comments

  1. Ore ju te kesaj gazete anitishqiptare a mund te na kujtoni se kush ishte ai bir Kurve qe e futi Shqiperine ne Koferencen Islamike pa mare asnje pelqim nga populli dhe parlamenti!?
    Nese do te merni ne analize qendrimin e Rames me nderkombetaret nuk ka as me te voglin dyshim se ai eshte me i moderuari i gjithe mender lderat e mender demokracise.

    1. ai esht njeriu qe te beri njeri nga kafsh enveri qe ishe.ai esht njeriu qe te beri te levizesh lir,nga sot qe mbjell e shet kokain e kanabvis.rama nji derr ortodoks rus si babai i vet kristaqi i shkolluar ne st petersburg.prandaj dhe u lepin bythen ter rusve,erdoganve e serbve.

    2. O injorant Sali Berisha i vuri kufirin te thana Erdogan hoxhës që si enveri që futi në burg të gjithë kundërshtarët e tij politik. Të njëjën gjë ëndëron edhe drogaa jonë km, por po hap gropën ku do të futet vetë i pari sepse e ka mbushur kupën sa të gjithë politikanët kryeministra në 28 vjet.

  2. O Bushat mos ia faturo ndikimit erdoganist te votimit te Rames ne OKB kundra vullnetit amerikan. Rama aty mbeshteti linjen e sorosit. Kaq gje e ka kuptuar edhe bufi..

  3. sesa eshte potenciali i rrezikut nga ps dhe rama per shqiperin dhe gjithe shqiptaret ne kosove,tregohet kjarte per poshtersin e tije,ku parlamentin evropian dhe okb geneve,komisiariatin e te drejtave te njeriut strasburg france dhe kshillin e te drejtave te njeriut nja jork i bene muhabete kafeneve,qe akuzojn erdogan turqin,se dhunon brutalishte te drejtat jetike ekzistence ne turqi.
    me debimin e 6 turqve nga kosova,foli edhe bruxeli e parlamenti evropian,se kosova shkeli konventat nderkombetare qe mbrojn njerzite nga regjime,eliminime,dhe burgje politike.
    nese 85%e popullit te turqis jane gylenisye dhe terrorist,edhe te gjthe ish perkrahsit e ibrahim ragoves anti milloshevicit kane qen terroriste,1000 000 shqitar te kosoves ne azil e puntore dhe te ikur nga regjimi i serbis.
    erdogani krijoj al nusra ne tirqi ne 2011 dhe i hapi porten per ne siri.
    erdogani furnizon me arme al kaeden e isis ne siri.
    Erdogani sipas presidentit egyptian al sissi qe shpetoj egjyptin,programoj ta kalle egyptin si sirin,por gjenerali al sissi nuk lejoj,dhe deshi ti bjen grusht erdoganit ne nje konference islamike.
    Turqia ka masakrruar 45000 kund autokton ne 40 vitet 3 fundit ne turqi.
    turqia tradhton NATO dhe blen arme raketa nga rusia,dhe tregon sekretet e natos rusis.kete e thojn franca e gazetat e tyre.
    Gazeta la tribune de geneve spias onu,tutqia ka dhunuar 3000 her te drjetat 4 njeruit per nje kohe te shkurt.ku gati ka burgos te gjithe 8 telektialet turk pro demokravcis.
    Edi rama nuk eshte asgje tjeter,perpos nje anti shqiotar dhe anti euro-usa.

  4. ari po ti kur do behesh njeri?
    Se care shkru dhe se care thu vetem ti dhe rrasati yt e kupton qe Saliu ju do te mbeteni kafshe dhe ti sherbeni atj.

  5. Nuk besoj se Rama , mund te bej gabimin e Kosoves. Shqiperia duhet te mbaj anen e europes, dhe nuk i takon te behet me katolike se papa. Erdogan eshte cmendur, ne ate delirin dhe paranojen e tij. Ka filluar luften i vetem, por nuk di me ke. Shqiperia ka aspirata te tjera, dhe interesa te tjera gjeopolitike.

  6. Fundamentasti de Retour d’le Neo-Ottomanisme en Ambanie,Uzbekistani Edi Droga,Dehors d’le Albanie.
    le planification de erdogan-turquie pour ismamisée la Albanie c’est Morte en Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu