• |
ide | kryesore

Kryeministri izraelit: Kemi mijëra fakte se Irani po tenton të krijojë armë bërthamore

Planet



Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se shteti i tij ka kopje të dhjetëra mijëra dosjeve që provojnë se Irani po tenton të ketë armatimin e saj bërthamor.

Në një konferencë në Tel Aviv, Netanyahu u shpreh sot se pasi Irani ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore më 2015, Teherani ka fshehur arkivat e programit të tij bërthamor, ku përfshiheshin informacione për planet për të zhvilluar ekuivalentin e “pesë bombave të Hiroshimës që do të vendoseshin në raketa balistike”. 

“Irani ka planifikuar për ta vazhduar ndërtimin e armëve bërthamore”, tha Netanyahu.

Irani në vazhdimësi ka thënë se programi i tij bërthamor është krejtësisht për motive paqësore dhe ka mohuar pretendimet se po kërkon të krijojë armë bërthamore.

Netanyahu shtoi se Izraeli i ka ndarë këto informacione me Shtetet e Bashkuara. Ai tha se shpreson që presidenti amerikan, Donald Trump do të bëjë “gjënë e duhur” sa i përket marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Presidenti Trump është kritikues i ashpër i marrëveshjes bërthamore me Iranin. Ai ka kërkuar që kjo marrëveshje të përmirësohet, në këtë kundërtën ka kërcënuar se Uashingtoni do të tërhiqet nga ky pakt. Ndërkohë, Bashkimi Europian është shprehur krejtësisht kundër. Franca, Gjermania kërkojnë që marrëveshja të respektohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *