• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Krujë, 34-vjeçari përdhunon 6-vjeçarin në fshatin Shkozë e Madhe

Lajme, Të fundit
rape.JPG



Një 34-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka përdhunuar bashkëfshatarin e tij, një 6-vjeçar në fshatin Shkozë e Madhe, njësia administrative Thumanë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 28 prill, ndërsa policia raporton se ka vënë në pranga autorin e dyshuar shtetasin D. Toci, rreth 34 vjeç.

6-vjeçari është gjetur i lënduar dhe me hematoma në trup nga banorë të zonës. Ka qenë 6-vjeçari që u ka treguar ptindërve të tij për atë që i kishte ndodhur.

Të tronditur, prindërit i janë drejtuar policisë duke denoncuar Tocin, ndërsa blutë arrestuan të riun deri në sqarimin e rrethanave.

“Arrestohet shtetasi D.T. banues në fshatin Shkozë e Madhe Krujë. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një bashkëfshatarin e tij 6-vjeçar”.

Mësohet se 34 vjeçari është me probleme psikologjike dhe ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Sipas policisë, ai nuk ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 6-vjeçarin.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet dhe pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor në zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *