• |
ide | kryesore

Përplasja mes prokurorëve/ Nisin hetimet për ish gjykatësin e Kushtetueses, Besnik Ymeraj

Lajme, Të fundit



Njësoj si Adriatik Llalla, edhe ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Ymeraj dha dorëheqjen gjatë kohës që pasuria e tij kontrollohej në kuadër të Vetingut. Por materialet që ishin mbledhur përgjatë Vetingut dhe fakti që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pretendoi se pasuria e tij nuk përputhej me të ardhurat, i kaluan prokurorisë në formën e një kallëzimi penal.

Fillimisht, Prokuroria e Tiranës e drejtuar nga Dritan Rreshka njoftoi se për ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese nuk ishin gjetur elementë të veprës penale dhe hetimet u pushuan. Ky ishte rasti i parë kur prokuroria rrëzonte një kallëzim të KPK.

Sot Krimet e Rënda, të drejtuara nga Besim Hajdarmataj njoftuan nisjen e hetimeve pas kallëzimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për fshehje të pasurisë.

Nuk dihet pse dy prokuroritë kanë mbajtur qëndrime të ndryshme në lidhje me pasurinë e ish anëtarit të Kushtetueses, që më herët ka akuzuar kryeministrin Rama si njeriu që dirigjon vetingun.

“Kjo që po ndodh nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Që kur Edi Rama dhe qeveria bëjnë kontrollin e gjyqtarëve, çdo gjë është e qartë. Unë jam në rregull dhe nuk kam asnjë problem me ligjin dhe Kushtetutën. Kjo e gjitha është e motivuar politikisht”, u shpreh Besnik Imeraj, kur KPK e çoi për ndjekje penale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *