• |
ide | kryesore

Publikohen pyetjet e prokurorit për presidentin, Trump: E turpshme

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është e turpshme që lista e pyetjeve, që prokurori i posaçëm, Robert Mueller, dëshiron t’i bëjë atij ka “dalë” në media.

Mueller po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2016.

Gazeta Neë York Times publikoi të hënën vonë dhjetëra pyetje që u janë dhënë avokatëve të Trumpit. Pyetjet, mes tjerash, kanë të bëjnë me motivet e Trumpit për të shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey, në maj të vitit të kaluar, dhe me kontaktet e fushatës së Trumpit me zyrtarët rusë.

“Është e turpshme që pyetjet në lidhje me ‘gjuetinë e shtrigave për Rusinë’ kanë rrjedhur në media”, tha Trump në një postim në Tëitter.

Ai po ashtu përsëriti se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis fushatës së tij dhe Rusisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *