• |
ide | kryesore

Ronela Hajati revoltohet për klikimet,’Do largohem nëse s’më vlerësojnë’ (FOTO)

F1, Paparazzi, Slider



E revoltuar për çështjen e klikimeve, Ronela ka bërë disa postime në Instagram për t’i rrëfyer të gjithëve se çfarë është duke ndjerë.

Ronela tregon se është e pamundur që të vlerësohesh në Shqipëri duke qenë se puna nuk vlerësohet por “fuqia” dhe “paraja” që kanë disa këngëtarë bën që ata të jenë më të preferuarit. Gjithashtu këngëtarja aludon se shumë këngëtarë në Shqipëri blejnë klikimet duke qenë se këngët e saj më të famshme e më të mira nuk i kalojnë 2 milion klikime ndërkohë që këngëtarë të tjerë marrin me miliona brenda pak orëve.“Nëse ndonjëherë do të ikë nga ky vend, nuk do të jetë sepse mendoj se jam këngëtarja më e mirë dhe duhet të kem sukses jashtë. Nuk e mendoj këtë sepse nuk e kam ndjerë ndonjëherë këtë. Nëse do iki, do iki sepse këtu nuk e mora kurrë atë që meritova. Kurrë. Gjithçka që më mbajti të fortë në këtë industri m*ti në Shqipëri, janë njerzit që më dëgjuan dhe vazhdojnë më dëgjojnë. Televizionet, radiot asnjëherë nuk më kanë dhënë vëmendje siç kanë bërë për artistët e tjerë që janë të “rëndësishëm” dhe vijnë nga familje të pasura. Asnjëherë! Pse duhet të mos flas kur jam duke investuar të gjithë fuqinë, shpirtin, dashurinë dhe talentin me paratë e mia? Pa të dashur, pa baba, askush s’më ka dhënë asnjë qindarkë prandaj pse duhet të hesht?!” – ka rrëfyer Ronela.

 



1 Comment

  1. Ronela, degjuesi eshte teresht i lire qe te degjoje cfare kenge te doje. Ti mund te shkosh ne maje apo fund te botes, dhe prape kenget e tua nuk do te marrin shume klikime nese nuk jane te kendshme per t’u degjuar. Edhe kengetaret e pasur mund te blejne sa klikime te duan dhe kjo nuk te demton ty aspak. Me pare degjoj te gjitha kenget e Mozzik apo te Ences sesa kenget e tua pa asnje kuptim dhe me muzike te cuditshme. Publiki po te jep sinjalet e duhura. A je e afte t’i degjosh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *