• |
ide | kryesore

Shenjat që lidhja juaj do të zgjasë një jetë

F1, Stil



1. Kur ju nuk mundoheni të ndryshoni njëri-tjetrin. Kjo ka të bëjë me pranueshmërinë dhe të qenurit i hapur ndaj ndryshimeve. Përpara se të tentoni të ndryshoni partnerin, mendoni si do ndiheshit nëse dikush përpiqet t’ju ndryshojë juve!

2. Ju ndiheni të interesuar kur jeni me njëri-tjetrin dhe keni gjëra të përbashkëta. Shikoni vajtjën në kinema, ecjet apo edhe darkat nën dritën romantike të qiririt.

3. Të dy jeni gati për një të ardhme të përbashkët. Ju ndani të njëjtat ëndrra, pasione dhe keni një panoramë të qartë se ku doni të mbërrini.

4. Keni të njëjtat prioritete. Kjo favorizon arritjen e objektivave në çift dhe sigurisht ruan marrëdhënien në qasje afat-gjatë.

5. Keni të njëjtën sferë mendimesh intime. Kuptoheni mirë dhe i dini çfarë pëlqeni nga njëri-tjetri.

6. Dini t’i ndani mirë punët e shtëpisë. Duket për të qeshur, por luan një rol vërtet të madh.

7. Qëndrimet tuaja për financat janë të njëjta. Të qenurit në një mendje për mënyrën se si duhet të shpenzoni përbën një avantazh të madh.

8. Keni të njëjtat mendime për të qenurit prindër. Planifikimi familjes është diçka thelbësore për një marrëdhënie jetëgjatë.

9. Sensi juaj i humorit është i njëjtë. Kjo mund të favorizojë një jetë mjaft të shëndetshme në çift.

10. Statusi social është pak a shumë i përbashkët. Kjo mund të mos vijet re në fillim të një marrëdhënieje por kur gjërat fillojnë të bëhen serioze mund të jetë diçka vendimtare për të ardhmen e raportit tuaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *