• |
ide | kryesore

Shokuese/ Prindërit preferojnë djemtë në Pakistan, zbulohen qindra vogëlushe të vdekura

Planet



Në Pakistan prindërit preferojnë më shumë djemtë dhe në rastet kur lindin vajza ata i vrasin.

Ky është një fenomen i përhapur në këtë vend. Që nga fillimi i vitit 2017, rreth 345 foshnje janë gjetur të vdekura në Karachi ku 99 përqind e viktimave janë vajza. Kufomat e foshnjave janë gjetur të hedhura në pirgje mbeturinash. Policia fajëson varfërinë dhe analfabetizmin për këtë praktikë të tmerrshme.

Një vajzë vetëm katër ditëshe u gjet e prerë në fyt dhe një tjetër foshnje e porsalindur u qëllua me gurë për vdekje, pasi një klerik supozonte se ishte një “fëmijë i paligjshëm” kur u la në shkallët e një xhamie, shkruan tvKlan.

Anëar Kazmi, menaxher i një Fondacioni është shprehur për “The News International”, “edhe pse njerëzit i braktisin këto shpirtra të pafajshëm, ne si një organizatë nuk mund bëjmë dot gjë. Ne u japim atyre një varrim të duhur dhe kryejmë ritualet e tjera për këto foshnje, sigurisht pas përfundimit të formaliteteve të spitaleve dhe policisë”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *