• |
ide | kryesore

Shqipëria ka pagat më të ulëta në Europë, një në tre të punësuar jeton me 3 dollarë në ditë

Lajme, Të fundit



Pagat janë një tjetër aspekt mjaft i rëndësishëm i tregut të punës dhe Shqipëria e ka vuajtur së tepërmi, të paktën gjatë këtyre tre dekadave të fundit.
Pagat e ulta në vend kanë arritur të prodhojnë edhe varfëri absolute.

Të dhënat tregojnë se, në Shqipëri kjo normë fiksohet në pak më shumë se 5%. Për ata që punojnë në sektorin informal, norma është gati 5 herë më e lartë se ata që janë të formalizuar.

Varfëria absolute është ajo nën 3.1 dollarë për person në formën e paritetit të fuqisë blerëse, pra të asaj se ç`mund të blesh me 3.1 dollarë dhe jo vetëm 3.1 dollarë si të tilla, pasi në vende të ndryshme, çmimet janë të ndryshme, duke e ndryshuar tërësisht vlerën e shifrës si të tillë, shkruan “scan”.

Një raport i pak kohëve më parë i Bankës Botërore tregonte se, shqiptarët kanë pagat më të ulta në Europë, të shprehura në fuqisë blerëse, madje sa 68.6% e pagave të shqiptarëve të Kosovës që janë të dytët në listë pas Shqipërisë në kontinent.

Në krahasim me malazezët pagat e shqiptarëve në fuqi blerëse janë sa 50.8% e tyre. Në terma më banalë, në rast se një shqiptar i Kosovës mund të blejë 6 pako makarona dhe një malazez 8 të tilla me pagën e tij mujore, një shqiptar i Shqipërisë mund të blejë vetëm 4 pako makarona në muaj me pagën e tij.

 



3 Comments

  1. ju mjafton kanabisi e leshi i negjmijes qe ju jep rama qelbesirave qe e votuan,njejt siq u mjaftonte bari qe ju ipte enveri.

  2. ore nga dalin keto statistika se ne qe jetojme ketu nuk i shofim apo prekim keto,po ti binte nje personi ne dite 3 euro nje familje do ti binte 12 euro ne dite dhe shqiptaret do ishin me te lumturit ne bote .po tre ose kater euro ne dite i bie gjithe familjes ,apo keto jane statistikat e majmunit lu,kurtizanes kroate dhe edvin rames.

  3. Tek Ilva Tare ky i gjati tha qe i kam ngrit rrogat dhe nuk kam ndermend ti ngrij me tej. O hajvan i gjate nje nga dukurite me te rendesishme qe ul korrupsionin eshte rritja e pagave dhe ulja e numrit te stermadh te te punesuarve kot . Rrit rrogat dhe pastaj kerko llogari or pall i gjat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *