• |
ide | kryesore

Të larguarit nga Vetëvendosje prezantojnë partinë e tyre të re

Lajme, Të fundit



Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani kanë shpalosur partinë më të re në vend, Partinë Socialdemokrate të Kosovës. Në një konferencë për media, Ymeri dhe Gorani kanë publikuar një deklaratë të parimeve që thonë se është “përmbledhje e vlerave, bindjeve, parimeve, këndvështrimeve dhe zotimeve politike të tyre”.

Të pakënaqurit e Vetëvendosjes, të cilët u ndanë dhe krijuan Grupin e Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës, kanë themeluar partinë e tyre më të re. Në Kuvend kjo parti pritet të ketë 12 deputetë: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.



2 Comments

  1. Vetevendosje prandaj eshte e suksesshme, sepse eshte edhe patriotike edhe socialdemokrate. Po t’ia zevendesosh patriotizmin kesaj partie me “Bashkim vellazerimin” jugosllav, mbetet nje parti e ngjashme me LDK-ne, por me emer tjeter. Pastaj, socialdemokracia me tenderat e Komunes se Prishtines per llogari te Blerim Devollit, sikur nuk perputhet. Jeni katandis per gjynah. Ju bleu Hasha me 5 aspra.

  2. Vetevendosja ishte e vetmja parti ne mbare trevat shqiptare e palakuar per korrupsion dhe lojerat e pista. Mbas rritjes zgjedhje mbas zgjedhjesh edhe tek vetvendosja filluan te degjohen per here te pare elementet korruptiv sebashku me truket e ulta te politikes. Dhe nuk kishte sesi te shkonte ndryshe ne nje parti me ideale dhe vyrtyte, kur nen te u infiltruan ish-mjaftist te Erion Veliajt apo Sorosian te shpifur shqiptare. Rezultati: perçarje dhe degjenerim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *