• |
ide | kryesore

Tre ditë pas aksidentit, asnjë gjurmë për policët e humbur të Kosovës

Lajme, Të fundit



As të martën nuk është gjetur asnjë gjurmë në lidhje me policët e Kosovës, të cilët rezultojnë të humbur që nga mbrëmja e së shtunës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt Agim Gashi tha se pavarësisht kërkimeve nga ana e zyrtarëve të Policisë, FSK-së, zhytësve dhe mekanizmave tjerë ende nuk ka asnjë të re në lidhje me fatin e dy policëve.

“Nuk ka asgjë as sot, kërkimet kanë filluar qysh herët dhe do të vazhdojnë deri në gjetjen e tyre”, tha Gashi. Malësor Dashi dhe Armend Trena janë dy policët e Kosovës të cilët që nga mbrëmja e së shtunës rezultojnë të zhdukur pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Kaçanik-Han i Elezit.

Sipas versionit zyrtar të Policisë ata kanë rënë në lumin Lepenc pas një makina të cilën po udhëtonin doli nga rruga. Sipas Policisë dy policët natën e aksidentit kanë qenë me detyrë zyrtare. Vetura u nxor nga uji natën e aksidentit ndërsa deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë e dy policëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *