• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dhuna ndaj të moshuarës, si e “shpëtoi” Alketa, Erjon Veliajn nga pyetja e sikletshme e fëmijës

Lajme, Të fundit



Kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e shohim shpesh teksa përqafon dhe qesh me fëmijët, por këtë herë ai u gjendet nën rrebeshin e pyetjeve të vogëlushve në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Ndër pyetjet e shumta drejtuar Veliajt, një prej tyre kishte lidhje me dhunën që policia bashkaike ushtron ndaj shitësve ambulantë në trotuare.

Kalova nga lagjia ime dhe u tmerrova. Kishte ardhur një plakë e moshuar nga fshati dhe po shiste perime, ajo e shkreta ishte me këpucët e grisura. Plaka e vjetër iu lut policisë ‘’të keqen nëna, të keqen nëna mos mi merr perimet”. – ishte pyetja e fëmijës në emision.

Ndërkohë, Veliaj iu përgjigj me refrenin e zakonshëm dhe që duket e ka mësuar përmendësh tashmë, duke thënë se kemi ndërtuar tregje dhe secili duhe të qëndrojë në vendin e vet.

Sot ne kemi ndërtuar shume tregje, njerëzit që duan të shesin duhet të shesin në treg. Një qytet i mirë është, ku secili duhet të qëndrojë në vendin që i takon…” – tha Veliaj.

Por, si për të mos e lënë në këtë siklet dhe për ta nxjerrë nga situata, prezantuesja Alketa Vejsiu, ndërhyri dhe tha se policia e fortë e bën një shtet të fortë, duke iu drejtuar fëmijëve me këtë frazë.

Policia e fortë, bën një shtet të fortë. Ndaj mos ia ktheni kurrë fjalën policëve” – tha Vejsiu.

Shiko nga minuta e 18 e pas: 



2 Comments

  1. Ike moj -Alketa-se je servile e c’do njeriu qe vjen ne pushtet nuk mbulohet jashte qitja me shurre .Pyetja e atyre kalamajve jane te drejt -perdrejta dhe te sinqerta po jo ti futesh ti neper labirinthe ,me mire ta quajme ate emision–Kalamaja ne kurthin e -Alketa Vejsiut-Polici e forte tu duk ajo qe i mori perimet e asaj plake te shkrete ,shtet i forte te duket ai qe ndeshkon fukarenjte ata qe mezi nxjerrin buken e gojes dhe le te livadhisin trafikantet ,kotrabandistet ,tregetaret qe shesin neper tregjet e Veledinit duke abuzuar me cmimet ,duke mos lene fshataret qe rropaten qe nga mengjezi ne darke te shesin prodhimet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *