• |
ide | kryesore

Haradinaj: Zhdukja e policëve, rast i dyshimtë

Lajme



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk ka ende rezultate për dy policët e zhdukur nga aksidenti i së shtunës që ndodhi në autostradën Kaçanik, Han i Elezit.

Duke folur nga vendi ku ndodhi ngjarja, Haradinaj tha se ky aksident mund edhe të jetë i dyshimtë, shkruan Klan Kosova.

Dy policët, Malësor Dashi dhe Armend Trena dyshohet se përfunduan në lumin Lepenc pas një aksidenti rrugor, i cili sipas policisë ndodhi në mbrëmjen e së shtunës në rrethana ende të panjohura në autostradën Kaçanik, Han i Elezit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *