• |
ide | kryesore

Kanye West pranon operacionin plastik

Paparazzi, Slider
Kanye West



I intervistuar nga site-i i njohur “TMZ”, Kanye ka treguar se ka aplikuar liposucion për t’u dukur më i mirë dhe më i bukur në sytë e publikut.

“Krijova varësi ndaj opioideve dhe kreva operacione plastike për t’u dukur më i bukur në sytë tuaj”, – u shpreh Kanye. “Bëra liposucion sepse nuk doja që ju të më quanit të shëndoshë, ashtu siç quajtët Robin, vëllain e Kimit. Këto opioide më krijuan varësi e teksa isha në turne përfundova në spital.” – ka përfunduar West.

Ai përfundoi në spital në 2016-ën dhe kjo e detyroi të anulonte gjysmën e turneut “The Saint Pablo Tour”. Gjatë kësaj kohe, Kanye akuzoi Jay Z-në dhe Beyoncen, miqtë e tij të ngushtë se kishin shantazhuar “MTV”-në për t’i dhënë artistes trofeun më të madh të mbrëmjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *