• |
ide | kryesore

Komisioni Hetimor/ Strategjia që po përdor PS për mbrojtjen e Saimir Tahirit

Kryesore



Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e Partisë Socialiste përkundrejt Saimir Tahirit. Edhe pas vizitës së Edi Ramës në Gjermani, ku ministri gjerman Michael Roth kërkoi publikisht dorëzimin e Saimir Tahirit, socialistët vazhdojnë ta mbrojnë publikisht ish ministrin e akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Strategjia e PS-së doli qartë në komisionin që heton përfshirjen e Tahirit në trafik ndërkombëtar droge, kur deputetja Ermonela Felaj lexoi një sërë kërkesash për informacion, të firmosura nga deputetët socialistë për t’i dërguar prokurorisë, policisë, SHISH dhe agjensive të tjera ligjzbatuese.

Kurioziteti i socialistëve nuk kishte të bënte me ish ministrin, me drejtorët e policisë që trafikonin drogë apo me kushërinjtë e tij të arrestuar në Itali, por shkon deri në vitin 1992, kohë që sipas tyre, shënon zanafillën e kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

Lexo më tej:

“Komisioni Tahiri”, prova se Rama ndihet i shantazhuar

Informacionet që kërkojnë deputetët e majtët përqëndrohen në periudhën pas vitit 2005, kur në pushtet erdhi Partia Demokratike dhe shtrihen tek një sërë çështjesh të tjera si mbjellja e kanabisit në Lazarat, hetimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjet e lëndëve narkotike që nga themelimi i saj, për konfliket e Agron Kuliçajt me një polic tjetër apo bisedat e ambasadorit amerikan, Withers.

Deputeti Paulin Sterkaj tha kanabis në Shqipëri është kultivuar që nga viti 1992, madje në 1996 sipas tij kanabisi u bë i ligjshëm. “Fshatarët e mbillnin, policët e pritshin” tha Stërkaj që theksoi interesin e deputetëve të PS-së për zanafillën e kanabisit në Shqipëri.

Mosinteresimi i socialistëve për çështjen Tahiri në veçanti dhe shtrirja e hetimit që nga themelimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda apo zgjerimi i materialeve hetimore pas në kohë i vendos deputetët e shumicës në pozicionin e avokatëve të Tahirit, pavarësisht se jo në formë të drejtpërdrejtë. Përtej ligjshmërisë së kërkesave, ato janë në thelb prova më e mirë se mbrojtja për Saimir Tahirin ende vazhdon dhe se asgjë nuk ka ndryshuar tek Edi Rama, pavarësisht parakushteve që i vuri kancelarja Merkel për hapjen e negociatave me BE.©Lapsi.al



13 Comments

  1. Nuk po kuptohet se pse shqupi dhe disa analiste kundershtojne hapjen e arkivave policore ,qe tregojne lidhjet politike te periudhes se gates .

  2. PO pse vetem tahiri e ka lejuar kanabisin… ju shkencetaret e lapsit e harruat salen, kulicajn dhe shpuren e tyre… duke perfshire edhe ata qe sot jane shpallur heronj pas vdekjes… qe trafikon droge cdo dite, cdo nate e cdo ore me gomone, makina dhe avione. Nese doni transparence… ju miqte e medhenj te se drejtes… te perfshihen te gjithe

  3. More këta dy komentuesit rilindas vërtetë kaq idiotë janë apo janë të detyruar të shkruajnë si më sipër?
    As nuk mund të bëhen krahasime midis 2005-2013 me rilindjen kur GJITHË Shqipëria u mbush me hashash.

  4. deputet e majte te rames po mundohen qartazi te manipulojne komisionin hetimor. Nese ky komision u ngrit per te pare ecurine e kultivimit te kanabisit ne Shqiperi qe ne vitin 1990 do te ishin normale keto kerkesa . Por nese kerkohet te investigohet periudha e ish ministrit Tahiri, atehere nuk e kuptoj cfare duan, vetem nese duan te dine nese Tahiri ka tymos bar qe 12 vjec dhe ka qene i dale nga mendja qe atehere. Te pakten keshtu i bejne nder dhe mjekeve qe e kurojne.

  5. More te dashur shqiptare demokrate dhe socialiste dhe LSI-ste! Nuk ka asnje fakt per Saimirin! Asnje vetem zhurma e vrasesve Sali dhe Lule! Mos mendoni qe edhe Catania eshte pa influence mafioze! Ku kane ndodhur gjithe ngjarjet e droges armeve edhe te tjera? Nuk kane ndodhur ne Sicili? Nuk kane ndodhur ne Catania?! E megjithate asnje fakt! Po eshte turp dhe krim ju maskarenj te poshter qe flisni per nje shqiptar baba dhe burre me grua dhe familje! Keta PD iste kriminele qe flasin e flasin se ju ka hyre frika ne palce dhe duan te shpetojne! Cfare beni more keshtu o RACE e pooshter njerezore shqiptare! Ne keni fakte shpjerini ne prokurori por mos shkateroni jeten e njerezve per te shpetuar lekuren e vrasesit kriminel Sali dhe Andi Bushati me tos e soj e sorrollop! Fjale thash e them te poshtra ! Mjaft se do t’u bjere ne kokat tuaja te familjes tuaja! Injoranca na ka bere te mos ndjehemi shqiptare!

  6. Rasti qe diskutohet eshte flagrant ne sy te te gjitheve. Ky degradim i shtetit, perballe ketij fenomeni eshte hera e pare qe ndodh. Trafikante me emer, shume te rrezikshem ne rajon , benin pagesat hapur per te mbrojtur plantacionet dhe per ti hapur rrugen ne momentin e trafikimit. Jam dakort qe asgje ska dale per Tahirin. Ka qene kaq i ekspozuar, dhe prape kapen me prova te italianeve. Kjo sepse ne kete vend kurre nuk ka funksionuar drejtesia. Ka bere ligjin me i forti. Po te qe, te pakten ne Maqedoni nuk do e shtynte 1 muaj. I papergjegjshem dhe kamikaze, nje njeri me shume probleme qe nuk kishte lidhje fare me detyren qe mbante. Nuk ishte vetem, por ishte lehtesisht i perdorshem. Tahiri iku dhe do marr me vete dhe kete qeveri. Menyra si Rama po e mbron direkt dhe indirekt, eshte shume e shpifur, fallco dhe tregon dhe njehere sa te perlyer jane ne punet e tyre. Kane jetuar si mbreter, por ka ardhur koha per te paguar. Mund te jete familjar, po sa familjar te tjere ka qe femijet e tyre jane perdorues te droges, familjare qe femijet e tyre jane ne burg si perdorues, familjare qe kane qene ne burg , per vjedhje te energjise apo nje ndertim modest pa dokumenta. Po keta nuk kishin familje apo femije!!! Ketu nuk ka vend per keqardhje. Demi qe ju be ketij vendi eshte i pariparueshem. Kur ministri im i brendshem eshte i lidhur direkt me trafikun, ku duhet te kerkoj zgjidhje njeriu thjeshte!!!! Eshte kriminale dhe e tmerrshme, te mbrohet dhe qe ky kryeminister dhe moralisht qendron akoma ne pushtet. Ndodh vetem ne Shqiperi.

  7. O Dash! Jam dakort me ty per efektin e keq te droges! Por me thoni ku jane faktet! Ne gjykate denohesh me fakte dhe jo me llogje te Saliut dhe PD! Rama eshte pa moral por e ka zgjedhur populli! Deri ne zgjedhjet e ardhshme! Po patet fakte shpjerini ne prokurorine e krimeve te renda! Fjale kazani thote perdite krimineli Sali! Rama nuk ka vrare njeri! Saimiri nuk ka shtene me kallashnikov kunder njerezve te pafajshem! Jeni nje grup injorantesh berishiste te poshter dhe pa turp!

  8. O Andi, nuk e di ti, por une ne Shqiperi kam jetuar mes shokesh e miqsh. Ajo qe ndodhi keto vite me mbjelljen e hashashit ishte e turpshme dhe kriminale. Drejtoret e policive ne qarqe kontrollonin kete fushate, duke monitoruar e mbledhur leket per cdo rrenje. Te gjithe miq te afert te Tahirit. Nese ti nuk e di, e di i madh e i vogel. Kjo nuk ishte rastesi. Ishte fryme dhe e organizuar. As Tahiri nuk ishte vetem. Une thash qe asnje prove skane nxjerr per Tahirin. Dhe kjo sepse kishin frike. I kane bere nder me keto qe i permendin. Per nate po te kapen tonelata me droge. Jo me larg se parmbreme 2.5 ton. Eshte alarmante. Jemi bere si delja e zeze. Keto 50 kateshet qe po ngrehen me cfare lekesh, kush do i blej!!! Flisni me llogjike, si njerez qe do rrisni femijet ne kete vend. Une spo bej politike. Por te mbrosh Tahirin, me duket misioni me i veshtire sot. Ndaj politika eshte e pamoralshme.

  9. Dhe dicka, une nuk i ndaj kete race politikanesh. Jam dakort me ty per Berishen. Vrasja ne gjakftohtesi e 4 protestuesve ne mes te dites ne mes te tiranes, ishte kriminale. Dhe menyra si rrodhen ngjarrjet me hetimin me pas skandaloze. Po ashtu Gerdeci e shume te tjera. Por po flasim per sot. Ketu duhet nje force e re , me njerez te rinj , patriote, qe ta duan kete vend dhe te bejne dicka. 5 njerez ne pushtet qe nga 92. Grabitqare, hajdute me cizme jane. Vjedhin dhe genjejne gjithe diten. Jane demagoge, bejne propogande por jane vetem fasade.
    Jane bere te shpifur, bajat te konsumuar ne kulm

  10. Te falenderoj per pergjigjen qe jep! Edhe une,nuk jetoj ne Shqiperi,nuk jam me Ramen apo ,kam qene me Salen dikur, jam dakort me ato qe thuau ti! Por e ka marre ferra urraten ne Shqiperi! Le ta shpjene ne gjyq dhe gjyqi te vendose! Por kjo histori s’ka filluar me Ramen! Duhet goditur qe ne kohen qe filloi! Qe nga Berisha dhe Saimiri e Rama! Por jo gjueti shtrigash! Shqiperia duhet te ndertoje shtet! Dhe shtet do te thote kur te gjithe institucionet te bejne punen e tyre!Une nuk mendoj qe edhe sikur Tahiri te denohet,pa fakte, do te ndreqe situaten! Morali ka vdekur ne Shqiperi! Nje gjueti shtrigash ka nisur PD,Luli dhe PD me militantet e tyre! Te uroj gjithe te mirat!

  11. O milet rilindas nuk po diskutohet Gate apo dikush tjeter por ish Ministri Brendeshem i cili eshte kapur ne pergjime per trafik droge. Ai ka bere aq buje saqe dhe Gjermani apo dhe ndonje shtet tjeter po kerkone koken e tij. Ky eshte problemi. Te mbaroj ky njehere pastaj te tjeret me rradhe

  12. Jam dakort me Dashin. Une kam qene me PS por ajo PS ka vdekur sot. Drejtohet nga Soroistat dhe cka mbetur nga Fatos Nano. Problemi eshte aty ka nje marreveshje midis paleve per keto probleme. Rama ben sikur do bej shtet dhe Luli sikur i ben opozite. Pra eshte nje tragikomedi e peshtire. Jam dakort qe duhet nje force e re me mentalitet tjeter dhe mundesite jane se nje pjese e mire kane jetuar jashte ose studiuar atje, por ka nje problem te vogel qe eshte kjo mafie politike qe nuk ka ndermend te hape rruge. Kane blere mediat me te cilat mbulojne pislliqet e tyre si dhe sistemin e drejtesise. Pra nuk eshte aq i thjeshte sa duket ushtrimi qe ka disa te panjohura. Qe te behet shtet duhet te jape llogari i pari Aleksander Meksi, Pas tij Nano, Majko,Meta,Berisha dhe Rama sepse ka qene nje reaksion zinxhir i asaj qe ka ndodh aty.Verifiko pasurine e tyre dhe te gjithe prokuroreve, doktoreve, gjykatesve dhe cdo ish drejtuesi policie si fillim. Pastaj fillo e merru me shtresen tjeter. Kuptohet qe ska gjera perfekte ama do ndryshoje dicka. Tahiri eshte kap me presh ne dore, dmth ka ardh koha ta haj ne bythe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *