• |
ide | kryesore

Opozita turke e bashkuar kundër Erdogan në zgjedhjet e parakohshme

F1, Planet



Partitë kryesore të opozitës turke pritet të shpallin një aleancë të gjerë zgjedhore përpara zgjedhjeve të përgjithshme në qershor. Ky hap mund të përbëjë një sfidë të rëndësishme për dominimin e partisë në pushtet të Rexhep Taip Erdoganit.

Marrëveshja, e cila do të përfshijë blloqet më të mëdha të opozitës laike dhe nacionaliste të vendit, dobëson influencën e partisë së Erdogan, AK, në parlament.

Koalicioni pritet të njoftohet zyrtarisht të enjten dhe do të përfshijë Partinë Republikane Popullore (CHP), Partinë Iyi, Partinë Saadet Islamike (SP) dhe Partinë Demokratike (PD).

Partia Republikane Popullore është partia më e madhe e opozitës. Partia Iyi sapo është formuar dhe përbëhet kryesisht nga nacionalistë. Udhëheqësi i kësaj partie, Meral Aksener shpalli kandidaturën për president.

Ata do të konkurrojnë kundër Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit, AK-së qeverisëse dhe Partisë së Veprimit Kombëtar (MHP), të cilët formuar një koalicion këtë vit.

Erdogan thirri zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare më 24 qershor, një vit e gjysëm përpara afatit. Kushdo që zgjidhet president do të marrë kompetenca gjithëpërfshirëse që u miratuan në një referendum vitin e kaluar.

Erdogan është qartësisht favorit për të fituar garën presidenciale, por një bllok më i madh opozitar në parlament do të përbënte një sfidë të rëndësishme.

Sistemi zgjedhor i Turqisë ndan vendet në parlament sipas një formule e cila shpërblen partitë dhe koalicionet e mëdha. Palët që nuk arrijnë minimumin prej 10% të votave në rang kombëtar nuk mund të përfaqësohen në parlament. Kandidatët për deputetë që kanë fituar mandat në zonën e tyre, por që partia të cilën përfaqësojnë nuk ka arritur të përmbushë kushtin e mësipërm prej 10% të votave kombëtare, nuk mund të ulen në parlament. Ata zëvendësohen nga përfaqësues të partive të mëdha.

Pak kohë më pas, AK e Erdogan dhe Partia e Veprimit Kombëtar nacionaliste njoftuan se kishin formuar një koalicion. Ky koalicion mendohet se u arrit falë frikës se kjo e fundit nuk mund të futet në parlament. Popullariteti i Partisë së Veprimit kombëtar ra ndjeshëm që pas mbështetjes që i dha në zgjedhjet e fundit Erdoganit.

Por, lëvizja e opozitës ka komplikuar çështjet për partinë në pushtet. Ata mund të dobësojnë shumicën parlamentare të AK-së.

Aleanca nuk përfshin Partinë Demokratike të Njerëzve pro-kurde, HDP, e cila ka vuajtur nga një goditje e gjerë e qeverisë, e cila ka çuar në burgimin e shumë deputetëve dhe zyrtarëve të saj, shkruan lapsi.al. Dy liderët e partisë u burgosën dhe njëra e humbi statusin e saj parlamentar pas një dënimi të tmerrshëm.

Pavarësisht kësaj, Partia Demokratike e Njerëzve pro-kurde mund të arrijë pragun e kërkuar zgjedhor prej 10% dhe mund të hyjë në parlament për shkak të popullaritetit të saj mes votuesve kurdë. Kandidatët e saj mund të konkurojnë edhe si të pavarur. Për kandidatët e pavarur nuk zbatohet rregulli i 10-të përqindëshit.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *