• |
ide | kryesore

PD e vendosur që komisioni ‘Tahiri’ të vazhdojë punën: Padi për institucionet që tentojnë ta bllokojnë

Lajme, Të fundit



Duket se PD është e vendosur që komisioni hetimor për çështjen ‘Tahiri’ të vazhdojë punën e tij. Ka qenë kreu i këtij komisioni, Edi Paloka ai i cili ka paralajmëruar padi për institucionet që tentojnë të bllokojnë punën e komisionit.

Të gjitha institucionet kryesore që marrin urdhra nga Edi Rama s’kanë sjellë informacion. Do zbatoj pike për pike kodin penal për kë nuk jep informacion duke penguar komisionin hetimor”, – tha Paloka duke e quajtur të qëllimshme mungesën e ardhjes së informacionit.

Debati ka qenë për pajisjen e deputetëve të komisionit me certifikatë sigurie që nuk e kanë të gjithë. Opozita akuzon kryeministrin që po pengon qëllimisht punën e komisionit, pasi DSIK është institucion në varësi të kryeministrit dhe është ai që nuk ka bërë pajisjen, ndërkohë që për informacion paraqet si argument mospasjen e kësaj certifikate nga deputetët.



2 Comments

  1. harxhohen energji dhe leket e t.pagusve. ka fakte plase brenda, nuk ka nxireni te pafajshem. care duhet 1 vit sikuur do therni gjelin e beut.

  2. Po morea se kur prokuroria kerkoi ne fakte e prova qe ti hiqej imuniteti minster kanabistit, a e pe shumicen e qelbesirave se si e mbrojten? Qe aty ketyre rilindasve duhet ti hiqet vize, sepse nuk zbatojne parimet e drejtesise, qe gjoja po na i ben banditi i qeverise. Rast unikal qe nje parlament mbron nje minister te perlyer deri ne palce me mafien e droges. Per keta cfare do qe te bejne nuk ka drejtesi, a per njerezit ethjeshte eper opoziten e bejne ligjin sic e duan vete. Kane 6 vjet qe po rrjepin popullin me vjedhjet e pasurive kombetare, e po i marrin shpirtin me taksa nga me te lartat dhe duan qe me parate e droges gjoja te permiresojne ekonomine, por jo per populli , por per oligarket. Gangsterizmi shteterordote jete edhe me i eger sa te jene qelbesirat ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *