• |
ide | kryesore

Pezullohet nga puna punonjësja që thirri jetimen e mitur “kur**”

Lajme, Të fundit



Pas denoncimit nga emisioni “Stop” të dhunës ndaj fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjës në Vlorë, janë pezulluar nga detyra 2 punonjëse të këtij institucioni.

Pamjet e sjella nga kamera e fshehtë e programit investigativ treguan se kujdestarja dënon fëmijë të ndryshëm të qëndrojnë të veçuar, kur ata nuk e dëgjojnë, u bërtet me ton të lartë, si dhe përdor ndaj tyre fjalor krejt të papërshtatshëm për moshën e tyre, apo për një institucion rritjeje dhe edukimi siç është shtëpia e foshnjes.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” solli me zë dhe figurë dhunën verbale dhe fizike ndaj fëmijëve që strehohen në këtë institucion.

Punonjësja – Ik Leo ik, se do vijë Vali pastaj, të të veshë kanatiere!

Punonjësja 2 – Hajde këtu ti…!

Punonjësja – O, të keqen una…

Punonjësja 2 – Ulu aty! Një moment të gëzueshëm, ti ta kthen gëzimin në sherr. Unë s’kam nerva sot të bëj sherr me ty Koço.
Punonjësja – Ai u dënua, se u plevitos.

Punonjësja 2 – Je fshirë ti? Merre leckën, fshihu!

Punonjësja 2 – O çuna! Do ju dënoj prapë ëëë… Po kjo Ana ku është? Pse je aq ku*** ti, moj?!

Punonjësja 2 – Pse hë…?! Aty të rrish! M*t! Mbylle, mbylle!

Punonjësja 3 – Hajde se kanë bërë që të gjithë zhurmë, por më shumë Fabio me Anën. I janë qepur Blerinës e s’e lënë rehat. Shoqen time, kolegen e punës ma meruan fare.

Punonjësja 3 – Ik, o çun, o…!

Punonjësja 3 – O idiote! O sa më dhemb mesi… o idiote, o debile, thashë se rashë…



2 Comments

  1. Kjo qenka KURVË vetë.
    Pezullimi duhet të jetë vetëm fillimi, Prokuroria të ndjekë penalisht këtë rilindase injorante që të mos guxojnë më injorantet e tjera në sistemin E ÇEDUKIMIT rilindas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *