• |
ide | kryesore

Rama: Kush nuk paguan taksat, nuk është patriot (Dhe propaganda me pyetje të porositura)

Lajme, Të fundit



Rama ka nisur fushatën e re të propagandës, duke e maskuar si takime të qeverisë me qytetarët për llogaridhënie publike të punës që është bërë deri më tani. Takimi i parë u organizua sot në Tiranë. Teksa foli për taksat, Rama tha se kush nuk paguan taksat nuk është patriot.

“Patriotizmi fillon nga taksat. Kush thotë o sa mirë me qenë shqiptar, por  i vjedh dritat nga komshiu, vetëm patriot nuk është”, u shpreh kryeministri në një përpjekje për të sqaruar akuzat se qeveria e tij i ka rritur taksat.

Më pas takimi vijon me pyetje nga publiku, të cilat në të shumtën e rasteve janë të porositura. Janë pyetje që i bëjnë njerëz pranë PS-së apo nëpunës të administratës publike. Kryesisht bëhet fjalë për çështje të cilat Rama do të dëgjojë, duke i dhënë atij mundësi të përsërisë ato mesazhe që ai do.  Për shembull, një i ri nga Tirana, e pyet Ramën për aeroportin e Kukësit apo Vlorës.

Dikush tjetër e pyet për mësimin me turne në shkollat e kryeqytetit, duke i dhënë kështu mundësi Erion Veliajt të ripërsërisë edhe njëherë projektet e tij për ndërtim shkollash të reja. Një tjetër, nëpunës i Bashkisë, kërkon rritje rroge meqë Lali Eri, sipas tij, i mban në punë 365 ditë të vitit. Të gjitha janë pyetje të porositura nga stafi pranë Ramës- Veliajt apo ministrave të tjerë.

©LAPSI.al 



6 Comments

  1. Patriot duhet te jete i pari drejtuesi i pushtetit, qe me reformat, me nxitjen e zhvillimite punesimit, me rritjen e rrogave e pensioneve, kur ekonomine e ka ngritur ne konkurence me vendet e zhvilluara. atehere kur populli paguhet e ka me jetuar mire, ka se c;far te jape ne taksa, e per patriotizem,. Kujt i kerko ky mediokerr patriotizem ketij populli qe e ka mbytur me fukarallek, te pa puneve, pensionisteve, apo atyre qe paguhen akoma si skllever. Mentalitetin e baballareve te vet vazhdon akoma, por me elokuence me rafinato te mashtrimit. Ky eshte tashme i njohur si mashtrues e hipokrit, andaj eshte bere me i pa besueshmi.

  2. Si ka sy dhe faqe ky i semure -psiqik-ky i droguar qe kur ardhi ne pushtet duke mashtruar qe nuk do kene taksa biznesi i vogel ,nuk do kete shtim taksash ku dhe haleja ka mbetur pa taksuar tani del me paturpesine me te madhe dhe thote -qe ai qe nuk paguan taksat nuk eshte patriot-.Lind pyetja -.A eshte njeri normal ky person apo jo?.

  3. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *