• |
ide | kryesore

Raporti për votimet në OBK, Shqipëria nuk figuron ndër aleatët kryesorë të SHBA-së

Kryesore, Lajme



Shqipëria e konsideron SHBA-në aleat strategjik, por votimet në OKB tregojnë për një ftohje të shpejtë të kësaj aleance. Brenda një viti, pozicioni i Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka pësuar ndryshim të shpejtë dhe vendi ynë nuk është më ndër aleatët më besnikë të amerikanëve në këtë organizatë. Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley ka dorëzuar në Departamentit e Shtetit raportin për mënyrën se si shtetet kanë votuar në Asamble për rezoluta të ndryshme. Në raport është krahasuar vota e secilit shtet me votën e SHBA, çka e bën shumë të lehtë identifikimin e aleatëve të amerikanëve në OKB.

Shqipëria e konsideron SHBA-në aleat strategjik, por votimet në organizatë tregojnë për një ftohje të shpejtë të kësaj aleance. Në vitin 2016-të, votat e Shqipërisë dhe SHBA-së përputheshin në masën 75.3%, ndërkohë që në vitin 2017-të kjo përqindje ka rënë në 52.

Vota e Shqipërisë dhe SHBA në vitin 2016: 64-Njësoj; 21-Kundra; 14-Abstenime; 0-Mospjesëmarrje; 75.3%-Përputhja e votave

Votat e Shqipërisë dhe SHBA në vitin 2017: 35-Njësoj; 31-Kundra; 27-Abstenime; 0-Mospjesëmarrje; 52%-Përputhja e votave.

Ndonëse në 2017-n ka patur gjashtë votime më pak në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, rezolutat ku Tirana dhe Uashingtoni kanë patur të njëjtin qëndrim janë përgjysmuar. Gjithashtu, ka një rritje të konsiderueshme të votimeve të Shqipërisë që kanë qenë në linjë të kundërt me SHBA-në, si dhe momentet kur vendi ynë ka abstenuar dhe nuk ka dhënë një votë të qartë.

Më këto vota, Shqipëria renditet në vend të 17-të sa i përket qëndrimeve të njëjta me SHBA-në.

Aleatët më të fortë të SHBA-së në OKB janë:

Izraeli-94%

Mikronesia-72%

Kanadaja-69%

Australia-60%

Mbretëria e Bashkuar-60%

Franca-58%

Palau-56%

Republika Çeke-54%

Hungaria-54%

Polonia-54%

Ukraina-54%

Ambasadorja Haley ka theksuar se qeveria amerikane do të rishikojë ndihmat që jep për ato shtete që nuk e mbështesin në vendimet që merren në OKB.

Gjithsesi, duhet theksuar se Shqipëria së bashku me Kroacinë (52%) mbeten shtetet më pranë SHBA-së në Ballkan, me Serbinë (38%) që qëndron e fundit.

Shtetet që kanë përputhjen më të vogël të votave me SHBA-në janë Burundi (14%), Zimbabve (14%), Irani (15%), Siria (15%), Koreja e Veriut (16%), Turkmenistani (16%), Venezuela (16%), Bolivia (17%) dhe Kuba (17%)./Politiko.al



2 Comments

  1. grafiket nuk kane dhe aq korrelacion, pasi behet fjale perhere per rezoluta te ndryshme…kjo nuk dmth qe afganistan ka permirsuar raporter, ose australia me belgjiken i ka degraduar njelloj si ne.

  2. Bravo Bushati.. po e tregon me fakte , me statisika dhe me dokumenta se Rama po punon kunra SHBA.
    Ai dhe qeveria e tij po i largohen cdo dite dhe me shume aleatit ton te madh Amerikes.
    Nga burime te sigurta pran shtepise s ebardhe kam mesuar se brenda 2 muajve amerika do ti kerkoje Rames te dorehiqet dhe do ta zevendesoje me Bashen se ai eshte aleati i vertete i SHBA. Bile ka zera se Ramen do ta fusin ne burg amerikanet.

    O ju jeni rrota karash te gjithe ju analistat e mutit.. doni te nxirrni koknkluzjone si ju leverdis juve duke perdorur ne menyre dilitante , mediokere te dhena, dhe dokumente qe nuk jane krijuar per te arritur keto lloj konkluzojnesh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *