• |
ide | kryesore

Tentojnë të arratisen nga burgu i Fushë-Krujës, rojet e sigurisë ‘iu prishin planin’ 3 të burgosurve

Lajme, Të fundit



Parandalohet një tentativë arratisjeje nga burgu i Fushë Krujës, por kjo tentativë ka rezultuar e dështuar e tre të dënuarve. Tre të dënuarit për disa grabitje kishin qëndruar ‘tranzit’ në qeli, ndërkohë ka dyshime se ata kanë prerë hekurat e dritares.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi i sigurisë, në godinën B (siguria e zakonshme), në njërën prej dhomave të katit të parë është konstatuar dëmtim i hekurave të zgarës së dritares së kësaj dhome. Menjëherë janë marrë masa për sigurimin e të dënuarve që ndodheshin në këtë dhomë si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Në vend kanë shkuar grupe inspektimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ndërsa është njoftuar edhe Komisariati i Policisë së Fushë Krujës.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se dhoma ishte e sigurisë së ulët dhe shpesh herë ishte përdorur për akomodimin e personave të paraburgosur. Pesë personat që ndodheshin aktualisht në këtë dhomë, ishin aty prej jo më shumë se 15 ditësh.

Po ashtu bëhet e ditur se personat që mendohet se kanë prerë hekurat do të dërgohen në burgje të tjerë, në Drenovë, Burrel dhe Peqin. Sakaq, autoritetet e burgut po hetojnë rreth këtij rasti, për dokumentim e plotë të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *