• |
ide | kryesore

VIDEO/ Fitore “e trishtë” e Romës, në finale shkon Liverpool

F1, Sport, Video



Finalja e Champions League do të jetë Real Madrid – Liverpool. Një ndeshje fantastike në “Olimpico” ku u përballën Roma dhe Liverpool për një vend në finalen e Champions League. Liverpool ka shënuar golin e parë në minutën e 8 të takimit.

Ishte Mane që ka shënuar pas një asist nga Firmino. Por në minutën e 15-të është barazuar rezultati pas një autogoli të çuditshëm. Milner dërgoi topin në rrjetë pa dashje një tentative të Lovren për ta larguar nga zona. Por shpresat e italianëve për përmbysje janë venitur shpejt pasi anglezët kaluan sërish në avantazh në minutën e 25-të të pjesës së parë.

Në një goditje këndi Wijnaldum kalon përsëri Liverpoolin në avantazh. Në shifrat 1-2 u mbyll pjesa e parë ndërsa në të dytën Roma gjeti golin e barazimit me Edin Dzeko në minutën e 50-të ndërsa kaloi në avantazh 3-2 me Nainggolan.

Italianët fituan edhe një penallti në sekondat e fundit që u realizua nga Nainggolan për tu mbyllur 4-2. Fitorja nuk mjafton për italianët pasi në finalen përballë Real Madrid shkon Liverpool për shkak të fitores në ndeshjen e parë 5-2. ©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *