• |
ide | kryesore

VIDEO/ Vlora tronditet nga dy shpërthime me eksploziv pranë bashkisë dhe komisariatit

Lajme, Të fundit



Dy shpërthime janë degjuar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.

Ka qenë ora rreth 02.00 kur është vendosur një sasi eksplozivi në një banesë. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetasit F.B, 30 vjeç qe ndodhet pranë komisariatit.

Shpërthimi ka qenë tejet i fortë ndërkohë që ka dëmtuar dy katet e pallatit. Për pasojë disa banesa janë dëmtuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje menjëherë duke marrë në pyetje dhe të riun që jetonte në banesën që iu vu eksploziv.

Ai është shprehur se nuk di të ketë konflikte. Mamaja e tij është dërguar në spital pasi është tronditur. Ndërsa, shpërthimi i dytë ka ndodhur në një banesë në afërsi të Bashkisë së Vlorës.

 



1 Comment

  1. Nuk kane -konflikte-keshtu thone ,po pazaret e droges nuk jane konflikte.? Avash -avash nuk kini pare as gje akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *