• |
ide | kryesore

Xhafaj: Në Durrës veprojnë prej 15 vitesh 3 grupe të rrezikshme kriminale

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se në Durrës veprojnë disa grupe të fuqishme kriminale, që janë aktive prej 15 vitesh.

Xhafaj theksoi se këto janë grupe me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe që janë skeduar nga Policia e Shtetit, por po punohet për të mbledhur prova ligjore që të bëhet e mundur goditja e tyre si dhe sekuestrimi i aseteve kriminale.

Në të gjithë vendin, sipas Xhafës, janë evidentuar 9 grupe kriminale, nga të cilat 2-3 veprojnë në Durrës.

“Task Forca është vënë nën hetim të grupeve kriminale që janë 9 në shkallë vendi, një numër i cili për hir të së vërtetës është dhe këtu në Durrës. Jemi duke punuar fort për t’i goditur nga pikëpamja e ligjit. Jemi duke punuar ngushtë edhe me partnerët. Krahas ndëshkimit të tyre, jemi të fokusuar edhe tek hetimi dhe goditja e aseteve kriminale të tyre. Fuqia e tyre ekonomike nuk do të jetë më pronë e tyre, por do të kthehet në shërbim të qytetarëve. Nuk e pranoj faktin që 2 apo 3 grupe, janë grupe që kanë aktivitet të gjatë në shumë vite, ndoshta 10-15 vjet në qytetin e Durrësit dhe janë grupe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, janë karakteristika të këtij komuniteti. Përkundrazi, nuk kanë asgjë të përbashkët me qytetarët e Durrësit, Krujës, Fushë-Krujës e të Shijakut” – u shpreh Fatmir Xhafaj.

Këto deklarata Ministri i Brendshëm i bëri nga Durrësi në forumin e bashkëbisedimit me qyterarët, një fushatë propagandistike kjo, që ka nisur ditët e fundit si pjesë e llogaridhënies së Policisë së Shtetit për punën e bërë.



10 Comments

    1. Une vetem te ky kam besim se do ti zhduki bandat ne vend. E tregoj me reformen ne drejtesi qe eshte njeri i punes

    2. Ky ka nje menyre organizimi te punes dhe te policise fiks si ne Amerike. E ka thyer policine ne institucion model

    3. A cdo i sistemoj te gjithe ky nje e nga nje. Me duket se do shikojm ate qe mendonim se as femijet tane nuk do ta shikonin. Bravo te qoft shoku.

    4. A cdo i sistemoj te gjithe ky nje e nga nje. Me duket se do shikojm ate qe mendonim se as femijet tane nuk do ta shikonin. Bravo te qoft shoku.

  1. Jo prej 15 vjetesh, por ne kohen e Edi Rames. Tentove te rikthesh “Garden” e vjeter ne polici e askush nuk te erdhi. Sepse Edi Rama kete muaj do merret me Gylenistet qe te mos kete fund tragjik. Shqiperia do behet e pajetueshme

  2. O Z Minister. Ti nuk je staticien. Bande quhet ai grupim , i cili ne menyre te provuar vendoset para drejtesise. Ke gjithe kohen qe thua jane 40 banda. Mos fol si popull, fol si minister dhe si profesionist ne fushen e drejtesise. Nese behen hetime ato nuk jane per konsum mediatik. Vetem kur ka rezultat, atehere behen publike. Se i bete gazi botes me keto deklarata. Mos ngel te llafet se koha iken!

  3. Ore bandat lindin si kerpudhat mbas shiut,i pjell vete shoqeria e parase.Pse pak banda ka ne qeveri? Po ato sa jane? A ka pergjigje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *