• |
ide | kryesore

Ilir Meta flet për dorëheqjen e Tahirit: Drejtësia duhet të veprojë…

Lajme, Të fundit



Megjithëse Saimir Tahiri e përmendi disa herë me emër duke e akuzuar për shmangie nga drejtësia, Ilir Meta u shmanget replikave të forta. I pyetur për këtë çështje në një intervistë për FAX Neës, kreu i shtetit tha se nuk kishte dëshirë të fliste për këtë çështje.

“Kam “zero” koment për këtë pyetje dhe më vjen keq meqenëse ishte pyetja juaj e parë”.

Edhe pas insistimit të gazetarit Bledian Koka për të marrë një përgjigje, Meta përgjigjet shkurt.

“Nuk dua të përsëri edhe njëherë përgjigjen e mëparshme. “Zero” koment për këtë çështje”.

Por a e ka tashmë drejtësia rrugën e hapur për gjykimin e plotë dhe të paanshëm të zotit Tahiri? Meta thotë se drejtësia nuk duhet të ndikohet në rrugën e saj.

“Mendoj se drejtësia nuk duhet të ndikohet nga askush në rrugën e saj për të ndjekur dhe zbardhur çdo çështje dhe çdo individ, kushdo qoftë” – tha Meta. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *