• |
ide | kryesore

Indeksi i pasaportave, Shqipëria e 50 në botë, e fundit në rajon për lehtësi udhëtimi

Lajme, Të fundit



Shqipëria qëndron e 50-a në botë, sipas studimit më të fundit të Indeksit të Pasaportave, sa i përket aksesit të lirë, pa viza, për të udhëtuar për turizëm apo edhe për biznes. Një aspekt të veçantë që ky indeks trajton është shtetësia sipas investimit, sipas të cilit Shqipëria nuk bën pjesë në këtë grup…

Në mesin e shteteve që ofrojnë shtetësi sipas investimit, janë sipas renditjes, Singapori, Spanja, Portugalia, Britania e Madhe, SHBA, Irlanda, Kanadaja, Greqia, Australia, Hungaria, Letonia, Bullgaria dhe Hong Kongu. Këto shtete kanë incentiva të tilla që për investime të caktuara në pasuritë e patundshme, si blerje, të ofrojnë shtetësinë e vendit. Shqipëria nuk bën pjesë në këtë kategori.

Indeksi i Pasaportave është mjeti interaktiv më popullor në botë, i cili grumbullon, shfaq dhe rendit pasaportat e botës. E fuqizuar nga Arton Capital, është e vetmja renditje globale në kohë reale e pasaportave botërore, e përditësuar aq shpesh sa të zbatohet po në kohë reale heqja e vizave dhe ndryshimet e reja të vizave.

Sipas këtij indeksi, Shqipëria renditet e 50-a në botë, me përkatësisht 101 vende ku mund të udhëtohet pa nevojën e vizës. Renditet e fundit në rajon, ku kryeson Serbia me 18 vende më shumë ku udhëtohet lirisht. Studimi bëhet kryesisht për të kuptuar se çfarë lehtësish kanë udhëtarët, si turistë ashtu edhe në fushën e biznesit dhe investimeve, çka e bën një vend më të hapur ndaj mundësive se sa një tjetër.

Indeksi i Pasaportave gjithashtu përmban PASSE / PORT, buletin gjithëpërfshirës për caktimin e pasaportës dhe pikëpamjet për lëvizjen globale, sigurinë, teknologjinë, markimin dhe politikat e vizave nga e gjithë bota. Sipas një studimi të ngjashëm në të njëjtën fushë, Shqipëria renditet e 52 sipas Indeksit të Pasaportave 2018, nga Instituti Henley and Partners.

Ndërsa shtetet e tjera rajonale kanë një mobilitet global më të madh, kryeson Serbia me 119 shtete, ku mund të lëvizë të lirë, Maqedonia me 112, Mali i Zi me 110 dhe Bosnjë-Hercegovina me 105. Sipas raportit, lehtësia në udhëtimin pa viza nuk mund të shihet vetëm në spektrin e turizmit, por edhe të biznesit dhe mundësive për investime./ Monitor

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *