• |
ide | kryesore

Kanye West: “Këto janë ndërhyrjet e mia estetike”

Paparazzi, Slider
kanye-west.jpg



Deklaratat e bashkëshortit të Kim Kardashian, Kanye West kanë qenë gjithmonë goditëse. Së fundmi, Kanye ka treguar për TMZ se para dy viteve ai ka bërë liposucion për t`u dobësuar dhe pas ndërhyrjes ai ka qenë i varur nga opioidët.
“Bëra një ndërhyrje plastike që të mund të dukesha mirë për ju. Sepse nuk doja të më quanit të shëndoshë, siç quajtët Rob-in (Kardashian) në dasmën time dhe e detyruat të ikte në shtëpi, përpara se dasma të përfundonte. Më dhanë opioidë, të cilët pasi i ndërpreva përfundova në spital. Pija nga dy në ditë dhe e gjeni dot sa më dhanë pasi dola nga spitali? Shtatë. Prandaj, arsyeja pse i bëja ato deklarata në Twitter ishte pasi isha i droguar” –është shprehur Kanye.
Ai u shtrua në spital në vitin 2016, pasi pati probleme psikologjike për shkak të stresit, frikës si dhe problemeve personale të asaj kohe. Por janë kthyer në shqetësuese edhe deklaratat e fundit të këngëtarit në Twitter dhe shumë prej mediave kanë aluduar se ai sërish po përballet me probleme psikologjike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *