• |
ide | kryesore

Kanye West tregon arsyen pse e prishi miqësinë me Jay Z

Paparazzi, Slider



Të gjithë e dimë se Kanye West dhe Jay Z kanë qenë miq të mirë me njëri tjetrin, por tashmë nga kjo miqësi nuk ka ngelur asgjë.

Në një intervistë Kanye ka treguar për herë të parë arsyen e prishjes së kësaj miqësie dhe është pikërisht dasma e tij ku miku më i mirë Jay Z nuk mori pjesë.  Në 2014 reperi u martua me Kim Kardashian por Jay Z dhe Beyonce nuk ishin të pranishëm në dasëm.“U lëndova që nuk erdhën në dasëm. Unë e kuptoj se ishin duke kaluar disa gjëra por nëse jemi familje nuk mund të humbasësh dasmën”- është shprehur Kanye. Më tej ai ka shpjeguar se nuk dëshiron që të nxjerrë asgjë negative por thjesht po tregon të vërtetën. Këtë gjë ai nuk e ka sqaruar as me Jay Z pasi është shprehur se është diçka që i përket të kaluarës./



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *