• |
ide | kryesore

Rusia i shpall ‘luftë’ aplikacioneve, rrezikohet të bllokohet edhe Viber

Planet



Ministri i Komunikimeve i Rusisë, Nikolai Nikiforov, tha se gjykata mund të bllokojë aplikacionin e mesazheve Viber, nëse ky i fundit ndjek shembullin e shërbimit të mesazheve Telegram dhe refuzon të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë ruse.

“Nëse Shërbimi Federal i Sigurisë ka probleme me sigurimin e mjeteve koduese, ai mund t’i drejtohet gjykatës dhe të marrë urdhër të ngjashëm nga gjykata”, u tha Nikiforov gazetarëve, pasi u pyet nëse Viber mund të ketë të njëjtin fat si Telegrami.

Lexo më tej nga Lapsi.al: Mijëra protestues derdhen në rrugët e Moskës për të kërkuar lirinë e internetit

Telegrami refuzoi të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë ruse, pasi shqetësohet për privatësinë e përdoruesve të saj, dhe ka premtuar se do ta mbajë aplikacionin në funksion përkundër ndalesës.

Masa për të bllokuar Telegramin ka thelluar shqetësimet se Qeveria ruse po synon t’iu mbyllë rrugët kritikëve, në vitin kur presidenti Vladimir Putin ka nisur mandatin e ri gjashtëvjeçar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *