• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri, një dorëheqje nën rrethim

2, Ide



Gjashtë muaj pasi Partia Socialiste përdori shumicën e vet parlamentare për të bllokuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij si i dyshuar për trafik droge, ministri më jetëgjatë i punëve të brendshme në Shqipëri Saimir Tahiri deklaroi të enjten se do të japë dorëheqjen si deputet, duke humbur privilegjin e imunitetit nga arrestimi.

“Deri kur të zbarthet e vërteta e plotë, unë nuk do të jem deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi 2 milionë shqiptarët e tjerë,” tha ai në një konferencë për shtyp në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë.

Tahiri, 39 vjeç, u zgjodh deputet nga lista e Partisë Socialiste në vitin 2009 dhe u bë Ministër i Brendshëm nën qeverinë e parë Rama më 2013. Si ministër ai u bë i njohur për spektaklet në marrëdhënie publike dhe për punësimin e kameramanëve të vetë si dhe për parada policore të koreografuara. Suksesi i tij në shtypjen e Lazaratit më 2014, të njohur si kryeqyteti i kanabisit për Europën, i dha atij lavde ndërsa disa analistë filluan ta shohin si një pasardhës të mundshëm të Ramës në rolin e kryetarit të Partisë Socialiste. Gjithsesi më 2015 ai u përball me akuza publike si person i përzjerë në mënyrë aktive në trafikun e drogës. Dritan Zagani, një ish-oficer policie, pretendoi se Tahiri kishte urdhëruar arrestimin e tij për shkak të hetimeve që ai kishte bërë mbi disa kushtërinj të largët dhe mbështetës të Tahirit të njohur si banda e Habilajve. Zagani, i cili u arratis nga Shqipëria për të kërkuar azil politik në Zvicër, deklaroi se Tahiri i kishte dhënë trafikantëve makinën e tij private në mënyrë që ata të mos kontrolloheshin nga policia. Një hetim nga prokuroria në atë kohë i gjeti pretendimet e Zaganit të pavërteta.

Tahiri u hoq si Ministër i Brendshëm më 2017 dhe u rizgjodh si deputet pak muaj më vonë. Gjithsesi, në tetor 2017, policia italiane arrestoi një nga vëllezërit Habilaj ndërsa përgjimet e tyre nxorrën në pah marrëdhënien mes Tahirit dhe bandës kriminale. Pas publikimit të përgjimeve italiane, prokurorët shqiptarë kërkuan nga parlamenti leje për arrestimin e tij. Shumica Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë e hodhi poshtë kërkesën si të pabazë dhe të motivuar politikisht. Gjithsesi, Rama u përball me presion në rritje gjatë muajve që pasuan për qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje.

Javën e kaluar Rama vizitoi Gjermaninë duke shpresuar se do të merrte mbështetje për hapjen e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE-së. Anëtarë të Bundestagut e pyetën atë mbi kërkesën e prokurorëve për arrestimin e Tahirit, gjë që u interpretua në Shqipëri si një pengesë e mundshme për integrimin e Shqipërisë në BE.

Duke pretenduar se është viktimë e rrethanave, Tahiri thotë se ka një shpjegim për përdorimin e makinës së tij nga anëtarët e Habilajve dhe se ai po luftohet në mënyrë agresive nga opozita për shkak të suksesit të tij në luftën kundër drogës dhe korrupsionit.

“Si qytetar i thjeshtë, vetëm me të drejtën time, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që besojnë tek mua, do të përballem me prokurorinë, gjykatën, drejtësinë dhe ligjin. Siç do përballem me palaçot në politikë që kanë vjedhor këtë popull e sot shesin dëngla,” tha Tahiri.



4 Comments

  1. Une them se Tahiri, pavaresisht se trafikantet kane folur per te ne telefonatat e tyre, do te dale i pafajshem sepse trafikantet flasin per kedo qe duan. Kjo nuk do te thote se kishin lidhje me Tahirin. Jane kusherinj shume te larget. Makinen ua shiti Tahiri, por jane kusherinj te larget. Nuk u be rregjistrimi i shitjes per arsye se ketu nuk behet rregjistrimi i shitjes. Tahiri ua dha si kusherinj te larget. Tani, ata kusherinjte (e larget) ndoshtat donin t’u benin presion te tjereve duke perdorur emrin e Tahirit, sepse te tjeret e dinin se ishin kusherinj. Dhe keshtu ata perfitonin. Kjo nuk do te thote se Tahiri vete kishte marre ndonje dhurate. Megjithese policia gjeti disa dhurata, perseri kusherinjte (e larget) bejne dhurata me deshiren e tyre. Nuk kishte marreveshje per mendimin tim. Tani besoj se Tahiri do te dale i pafajshem, dhe mund te konkurroje perseri per kreun e PS, se edhe Rama nuk do te rrije perjete.

  2. O langaraq -Tiku-mos je ndonje nga shpura e Tahirit ti qe hedh keto Hipoteza-?Po kur vinte ketej na lumi i Vlores naten me police te shoqeruar per inspektim ne parcelat e hashashit ,kete nuk e di apo ben si nuk e di prandaj mos fole brockulla ne ajer -Ai eshte numuri dy pas drogaxhi edvinit dhe vendin e kane prapa hekurave .Na hedh dhe nje hipoteze tjeter per makinen ,jo e shiti tek kushurinjte e larget jo po nuk regjistrohen makinat etj ,ku keta zagare nuk lene dhe nje motociklete po ta kesh pa regjistruar ta sekuestrojne jo me nje makine ministri qe e dispononin -trafikantet.

  3. Ku eshte analiza ketu?? Kjo eshte kronika e jetes se tahurit si min i mrendeshem! Ahhha, tani edhe kronikat qe i dine te gjithe i shesin per anal-iza!

  4. Gazetare dhe medioker! Nuk eshte pa kuptim qe politika fryn disa gazetare -analiste! U hap portale i sponzorizon ju jep para te pista t’i pastrojne dhe keta “trima” flasin cfare u thote Sal krimineli! Rama Rama thote Bushati se Berishen e dime cfare ka bere! Por vrasjet nuk mun te krahasohen me kullat e Rames! Metoda e krahasimit eshte komuniste! Edhe Sal -kari dhe Bushat-loqja jane komunistet e fundit ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *