• |
ide | kryesore

Tahiri dorëzon mandatin e deputetit

Lajme, Të fundit



Saimir Tahiri ka hequr dorë nga mandati i deputetit për tu përballur si qytetar i thjeshtë me hetimet që kanë nisur ndaj tij për përfshirje në trafikun e drogës.

Në një konferencë për mediat, deputeti i sapodorëhequr tha se do të përballet jo vetëm me drejtësinë, por edhe me palaçot politikë, siç ai quan jo vetëm përfaqësues të opozitës që e kanë sulmuar prej kohës që ai ishte minsitër i brendshëm në mandatin e parë të qeverisë Rama, por edhe përfaqësues të qeverisë në 25 vite që sipas tij vetëm kanë vjedhur në kurriz të shqiptarë.

Tahiri foli për një gjyq politik që po i bëhet, duke e quajtur gjyq nga djaj të politikës shqiptare. Ai shtoi se 6 muajt që ka heshtur nuk janë aspak shprehje e frikës së tij, por faktit që ka dashur të përballet vetëm me drejtësinë dhe jo me akuzat politike.

Unë deri në fund kur të bëhet drejtësia nuk do të jem më deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para dhe do të vazhdoj prapë e prapë deri kur t’ia dal, nuk jam më deputet do të përballem me këdo se besoj e vërteta mjafton dhe është më e fortë se kushdo. Unë nuk jam palaço, e nuk kam nevoje as për mandat e as për te qene deputet për tu përballur me palaçot e politikes. Me mua mund të merren do të duroj deri në fund, me familjen time janë marrë, mund të merren, do të bëjmë si do bëjmë, do të durojmë deri në fund. Deri atëherë unë do te jem këtu patjetër se kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është veç e para.” – përfundoi fjalën e tij të gjatë sot Tahiri.



23 Comments

  1. Tani që kanë prokuroren e tyre nuk ka çfarë i duhet imuniteti, tërkuza tani do të kalojë tek prokuroria duke e lehtësuar mazhorancën.

  2. tek Fevziu thuhej qe ishte Rama qe e mbronte Tahirin me mandatin e deputetit e prandaj nuk futeshene burg, tani presim nga pasditja se mbase e arrestojne

  3. Ka vetem nje “problem te vogel”, pse nuk u dorezua mandati kur u kerkua nga Prokuroria e Krimeve te Renda, por sot pas gjashte muajve? Beni krahasimin e fjaleve nje dite para mbledhjes se Komisionit te Mandateve ne emisionin Opinion dhe atyre qe u thane sot nga i njejti person dhe do dilni ne nje konkluzion shume te sakte.
    PS Mos harroni te lexoni ne mes te rrjeshtave

  4. Paska qene i zgjuar
    Pervec droges paska rujte materiale PA fund per te gjithe politikanet
    Ora è te vertetes do te vije per te gjithe e verteton kete .

  5. weeeee cfare imagjinate qe paskan komentuesit sot ??? ahahha ..

    Po eshte shume e thjesht more te uruar… Disa deputete gjermane ja ngriten Rames ate ‘gjysem’ imuniteti qe kishte tahiri.
    dhe tani rama e ka gojen e hapur para ketyre deputeteve . Doni ju… ja tani ai nuk ka imunitet fare.

    Tani do te shohim se a do te arrestohet tahiri apo jo. Nese nuk arrestohet , ajo ceshtje e ‘gjysem imunitetit’ ishte fallco dhe keta deputetet gjermane ngelin me gisht ne goje..
    Nuk ka me preteks per hapjen e negociatave ne qershor.

  6. Kush do ta arrestoje o ahki, PPP-ja? Apo ndokush tjeter? Nese arrestohet masa e sigurise do jete maksimumi heqje e pasaportes per te mos dale jashte vendit dhe kjo histori mbyllet keu. Rrofte vetingu se bashku me KQ te PPSH… Ia kalofshi mire te gjithe

  7. Kaha do ta tregoje Saimir djali se je nje njeri indershem dhe per se mbari por bejne sikur Saliu dhe Like floriri jane te ndershem! Po derdht paraja qe e fituan me vjedhje,vrasje,krim,droge! Njeriut sot i ka ngelur vetem ndershmeria dhe te qenit njeri,qe i mungon nje pjese te madhe politikanesh pa zene ne goje PD dhe PSI servile,genjeshtar hajdute! Ke mbeshtetjen tone Saimir! Idiotet dhe komentuesit gjysem analfabete te Sales dhe Andit do te tregojne se sa larg arsyes njerezore jane keta njerez!

    1. Sot pasdite kemi miting poshte shtepise se Tahirit. Merr edhe qenin me vete qe te lihni te dy fort dhe konkuroni per titullin “Qeni me besnik i Partise”. Pjesemarresit do shperblehen me nga nje qese “bar” nga ajo e cilesise se pare…

    2. Shko e meso gjuhen shqipe o analfabet se “Kaha” qe ti fillon fjaline nuk eshte fjale shqip.
      Meso shkrim e kendim se po gajas kedo qe ne fjalen e pare. Qenke analfabet komplet dhe kerkon te gjesh gjysem-analfabete, debil.

  8. Levizje nga halli e me shume vonese. Ja kane kerkuar kete nder, diku do ja shperblejne. Arrestimi i Tahirit eshte ceshtje dites. Eshte bere kompromis per kete zgjidhje. Do i bej disa muaj per partine. Dhe i takon, se u soll si amatore dhe ukeqperdor ne menyren me vulgare te mundshme. Nuk kishte lidhje me pozicionin e min brendshem. Nivel i ulet, medioker ordiner. Ata qe e njohin nga afer e kuptojne sh mire kete qe po them.
    Ne kete moment sidomos, kjo qeveri nuk ka me legjitimitet dhe moral. Ky kryeminister, qe e reklamoj Tahirin si ministrin me te suksesshem te kabinetit, duhet te mbaj pergjegjesi politike. Te dale para opinionit publik ,te ul koken qofte dhe njehere te vetme , te kerkoj ndjese, per gjithe kete dem te shkaktuar(kanabisi), dhe te bej doreheqjen si zgjidhja me e paqte per te. Nese i ka ngelur nje fije dinjiteti.
    Keta erdhen ne pushtet per te vjedhur, qe diten e pare , pangopesisht dhe vazhdojne dhe sot. Tahiri nuk ishte i vetmi, por ishte shembelltyra me e mire e kesaj allasoj qeverisje.

  9. Ja pra urithi “i suksesshem” i Rames, pasi u rrek te fshihej 6 muaj pas nje imuniteti qesharak te deputetit, pasi Rama dhe gjithe matufet rilindIdjote ne parlament e hengren turpin me buke dhe me vota e mbrojten nga hetimi (kurre nuk ka ngjare per asnje rast tjeter kur eshte kerkuar heqja e imunitetit), u detyruan nga Europa te mos e vazhdojne me kete farse qesharake ku ortaku i Habilajve rrinte ne salle te parlamentit.
    U detyruan ta leshojne Tahirin, ky u detyrua te beje ate qe ka 6 muaj qe fshihet ta beje, dorheqjen nga deputet.
    Bashkpronari i makines me Habilajt edhe pas shitjes saj te keto te fundit, nuk mundet me te ndikoje te Rama me kode si “S’keni pare gje akoma”, sepse Rames i ka ardhur nje tjeter kod nga Europa qe qarte e prere i kerkojne ta leshoje Tahirin te drejtesia.

  10. Krimi shqiptar ka emrin PD-LSI! Ka emrat e hajduteve dhe krimineleve me te medhenj shqiptare tradhetare dhe spiune! Saliu-Meta-Basha jane mafiozet shqiptare! Keta analfabetet e Lapsi.al nuk dine te perdorin fjalorin shqip! Ja vene fajin kompjuterit!

  11. Ne fund te fundit ky mandatlenesi kontrabande bime te ndaluar ka bere (nese e ka bere, te jemi korrekt) .
    Problem eshte vjedhja e parave te derdhura ne Thesin e Shtetit nga te paudhet e tjere…
    edhe vjedhja e parave te taksapaguesve eshte veprim i ndaluar,
    holle holle aty qendron problemi.

  12. o ju derrarra ,lop,dele e gica te qelbesires rama,tallen me ju si te ishit morra e ngjala komunistet ruqi,rama e xhafa.

  13. saimir tahirin e garantoj shefi edi rama,shefin edi mariuhana s garatoj kryeprokurori,kryepfokurorin e siguroj ilir meta,se ma mire mos te akuzohet askush,se i pari do prangoset ilir meta…

  14. Saimir Tahiri nuk eshte i vetem ne trafik,por shefi i trafikut eshte Edi Rama me prokuroret garanti te fshehjes dhe rast nevoje,zhdukje te disjeve te trafikut.
    por nga prsesioni i bruxelit gjermanis dhe frances mos rrarroni e italis,tani rama luan karten e tradhtis,dhe munde te ja montoj nje proces gjykimi vetem tahirit,dhe rama e ilir meta ta maskojn te gjithen si ne 25 vjet eksperience trafiku e hajdutrie shteti.
    une e kshilloj saimir tahirin te angazhoj dy avokat amerikan e evripian,dhe procesi nen mbikqyrje te bruxelit,dhe iir metes dhe edi rames me gjithe ps e lsi,ju ngulet kungji ne….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *