• |
ide | kryesore

Tahiri: Ma sugjeruan, thuaj “Edi Rama është koka e trafikut” dhe shpëton

Lajme, Të fundit



“Njëri vinte më sugjeronte që të thoja që Edi Rama ishte koka e trafikut të drogës dhe kështu shpëtoja unë, njëri thoshte që të heshtja se nuk është punë ndjenjash, por llogarish”. Me këto fjalë, Saimir Tahiri ka treguar opsionet që i kanë propozuar për të shpëtuar nga përndjekja e drejtësisë dhe e opinionit publik, duke i dhënë përgjigje mohuese “se nuk më paskan njohur mirë”.

Deklaratën e bërë në konferencën për shtyp, Tahiri u shpreh i pakënaqur ndaj Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt që nuk e kanë mbrojtur kur flitej për kanabisin dhe krimin nga opozita.

Madje Tahiri foli në grup për të gjithë politikanët që e kanë sulmuar, duke e quajtur atë gjyqi i djallit. Dhe mes këtyre politikanëve, Tahiri futi edhe Edi Ramën që e ka quajtur “dru i shtrembër”.

“Para 6 muajsh nisi një histori, dëgjoj lloj lloj race që nuk ka lënë gjë pa thënë. Sa sikur të kisha qeverisur për 30 vjet, nuk do kisha imagjinuar kaq shumë akuza, kriminel, dru i shtrembër, shtylla e krimit.

Gjyqin e djallit, raca që ka qenë në pushtet për 30 vjet, por kur dëgjoj që gjyqin ma bën ajo racë që prej politikës ka vjedhur dhe nuk është ndëshkuar, nuk e pranoj.

Thonë se më ka mbrojt mazhoranca, imuniteti, Edi Rama, megjithëse më kanë thënë se më ka mbrojtur. Unë jam bërë pengesë për integrimin e shqipërisë, se 25 vjet mbushur me hajdutë, që kanë vjedhur, integrimin e pengoj unë” tha Tahiri.



3 Comments

  1. m.ti me m.t nuk lahet, ti me qunat e tu e me mbrojtjen e MUTIT te madh rama qe ka edhe nja dy e tre mutes edhe me te mdhenj ruqi,spartak braho e xhafa mbollet shqiperin kanabis,tritol,kokain e vrases.nuk gjetet ju krymbat e qenefit negjmije njerz tjer te edukuar ,por zgjodhet ter llumin e perdhunusve,vrasesve,trafikanteve etj siq jan frroket,ndoket,prengat,doshet,roshet.kot e ke o derr i derrit te gjat te derrit plak ruqi qe shantazhon e mbrohesh.burg per ty esht shpetim ,ju krymbave te wenefit negjmije duhet varur.

    1. Dakord me Albanin. Te njejten gja mendova edhe une dhe fakti qe ka permend “dru i shtrember” e ploteson mesazhin. Problemi asht se Saimiri i shkret asht nje prej tyre. Ne nje menyre apo tjeter ato jane te gjithe njelloj. Hajdute, mafioze, arrogant, intrigant, si majtas ashtu edhe djathtas. E rrethojne vedin me ca b… lepires dhe u duket vetja heronj te perjetshem si Skenderbeu i Bjeshkeve te Veriut apo Spiropalit te Jugut. Populli i shkrete ose i adhuron ato me varferine e tij, ose i leshon nje name tek kthejene koken prapa per te pare vendin qe po e braktisin me dekada.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *