• |
ide | kryesore

Tahiri, pamjet e një njeriu të shkatërruar/ Sytë në lot, mjekra që i dridhet kur i flet gazetarëve (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Duke analizuar mesazhet me të cilat Saimir Tahiri shoqëroi dorëzimin e mandatit të deputetit, pakkush u mor me gjendjen e rënduar psikologjike, në të cilën u paraqit ish ministri para gazetarëve. Njësoj si 6 muaj më parë në Opinion, e pati të vështirë t’i frenojë lotët, ndërsa mjekra i dridhej vazhdimisht, kur fliste në konferencë.

Pavarësisht përbetimeve për të mos u dorëzuar kurrë, është pak të thuash, që Tahiri dukej një njeri i shokuar. 38 vjeçari, që ka pësuar një rënie të fortë nga majat e piramidës shtetërore deri një hap larg qelisë së burgut, ishte i shkatërruar në fytyrë.

Për ta kuptuar më mirë gjendjen e tij, shikoni këtë video, që tregon goditjen psikologjike që ka pësuar ish Ministri i Brendshëm.

 

 

 

 



8 Comments

  1. U knaqet ju qe u shkaterrua… vetem mitralozi ju ka ngelur qe te knaqeni deri ne fund. Merruni me xhafen.. lojrat e fatit te vellait te tij trafikant qe lulezojne.. me arminen e kunatin.. felliqesira

  2. Une jam i djathte, por ne keto momente me vjen keq per z. Tahiri, megjithese flitet shume per te. Ai le te perballet me drejtesine dhe te marri ate qe meriton, por njerzit duhen falur kur pendohen. Le ta tregoje me fakte dhe pune konkrete pendesen e tij, qe shpresoj te jete e sinqerte. Dhe nje keshille per z.Tahiri, ktheji syte nga Zoti dhe kerkoi falje per c’ke bere, meshira e Tij nuk njeh fund, si dhe zemerimi i Tij kur jemi kokeforte dhe te pasinqerte. Nuk duhet te kenaqemi kur tjetri eshte poshte.

  3. Eshte kokainoman. E dine te tere. I varur madje. Shikojini flegrat e hundes. Tipike per ata qe thithin kokaine. Kete e dine te tere. E dine nderkombetaret qe e kane takuar. Ambasadoret. Sherbimet inteligjente. E di Kryeministri se e kane ndare bashke. E dine te gjithe ne kupolen e partise socialiste. Nuk ka shpetim ky.

  4. Po ky gjarpri qe s’la fukara pa futur brenda ku e kishte humanizmin atehere apo i dukeshe ndonje trimeri e madhe.tani luan rolin e viktimes por nuk duhet patur meshire per keta njerez.ky nqs eshte penduar le te rrefehet dhe jo te kercenoje me kode mafioze.mos kini gjynah per kete funderrinen o njerez.ky duhet kalbur ne burg.

  5. Po ta analizosh drejt-e -drejt-vertet ashtu duket i shkaterruar i perlotur,po kur ishte minister fluturonte me nga ata –te Lushnjes–ne menderet kur kryeministri drogaxhi e quante –ministeri me i suksesshem-,kurse tani qe e vune perpara dhe eshte duke mbajtur mbi kurriz dhe bemat e -edvin-hashashit–nga inati do haje veten me dhembe se eshte i detyruar nen presion .

  6. Lot inati e jo se eshte i pafajshem, por kujtonte se ishte i paprekshem nder rilindasit mallist. Ai duhej te shkarkoj si minister qe ne momentin qe shiti makinen ne te zeze, gjasme per te fshehur te ardhurat gje e cila eshte krim ne vetvete. Por dhe ky ishte justifikim mafiozi, pasi kushot do ishin te paprekshem me letrat ne emer te ministrit. Cfate faktesh te tjera do prokuroria, apo e minimizon nga frika!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *