• |
ide | kryesore

Tjetër aksident me avion ushtarak, disa viktima

Planet



Një avion ushtarak është aksidentuar ditën e sotme në Porto Riko duke lënë të vdekur 9 persona.

Aeroplani i përkiste Gardës Kombëtare të Ajrit të Porto Rikos dhe ishte në një fluturim stërvitor.

Aksidenti ka ndodhur vetëm pak momente pasi aeroplani u ngrit nga aeroporti, raporton CNN. Në terren nuk pati të lënduar. Viktimat ishin 5 anëtarë të ekuipazhit dhe katër pasagjerë të tjerë.

Ushtria po heton se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Aeroplani ishte i mbushur me ngarkesë dhe po fluturonte nga Gjeorgjia në Tucson të Arizonës.

Ai ishte prodhuar të paktën para 50 viteve. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *