• |
ide | kryesore

“U kthyen komisariatet në bordello”/ Tahiri përplaset LIVE me gazetarët

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u përplas me gazetarin Andi Bushati këtë të enjte në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel. Duke iu referuar raporteve të palës italiane, Bushati akuzoi Tahirin se gjatë drejtimit të Ministrisë së Brendshme kanabizoi vendin.

“Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis! Ju keni gënjyer, ose keni mbyllur sytë. Nuk flasim vetëm për Lazaratin, kështu ka qenë Kruja, Berati, Malësia e Madhe, Tirana po ashtu.Jam i hapur për ballafaqim shifrash me ty dhe këdo. Në katër vite që kam qenë unë ministër janë më pak se një vit i Sali Berishës”, deklaroi Tahiri.

Bushati iu referua edhe mediave ndërkombëtare dhe disa shkrime në to në lidhje me kultivimin e hashashit: “Mediat italiane, gjermane e franceze kanë shkruar që në Shqipëri po bëhet nami me kultivimin e hashashit”, por Tahiri e mohoi edhe këtë.

“Në mediat e huaja e dimë të gjithë sesi blihen artikujt se janë artikuj me pagesë”, – tha ish-ministri.

Bushati solli në vëmendje se shefi i Antimafias Italiane, Franko Roberti, ka thënë që vitet e fundit është trefishuar kultivimi i kanabisit në Shqipëri, por sërish Tahiri e mohoi.

DEBATI

Bushati: Sot të gjithë e pranojnë, që kishte kanabis, e kanë dhënë mediat ndërmombëtare, dhe qeveria e pranoi dhe falenderoi opozitën, edhe Rama edhe Xhafa e kanë pranuar. Ndërkohë që ju thonit ska trafik e zhdukëm.

Tahiri: Unë pas Lazaratit kam thënë, nuk më tregm lufta në Lazarat por më tremb dita e nesërme, pasi do ketë një presion edhe për drogërat e foerta, dhe fenomeni u shtri në zonat që kultivoheshsin prej vitesh. Përsa i përket artikujeve në mediat e huaja, e them sepse e di pjesa e madhe e tyrë janë të paguara. Janë artikuj të blerë dhe ju e dini.

Bushati: U kthyen komisariatet e policisë që palloheshin trafikanët. Të janë arratisur Drejtorët e Policisë që vendose vetë. E kthyet komisariatin në bordello trafikantësh.

Unë e ndoqa fjalën e Tahirit dhe ajo që më bëri përshtypje ishte një çekuilibër në fjalën e tij. Sspse shumica e fjalës ishte nje raport, askush nga këta 139 deputetë, nuk mund të hedhin baltë mbi mua sepse 30 vjet kanë prodhuar të njëjtat gjëra. Dredhimi është që, ju nuk jeni në pozitën që të thoni, ma kanë fajin ata të tjerët, apo po më bien në qafë Luli me Berishën apo Xhafaj. Ju keni një akuzë konkrete. Një njeri që do të sillet ndershmërisht edhe përballë organeve të drejtësisë dhe publikut, flet për atë që akuzohet, bashkëpunimi me trafikantët. Nëse ndiheni i pastër dhe i ndershëm, do të përgjigjeshit për këto pyetje. Kjo më bën të kem dyshimin e parë.

Tahiri: Të biem dakord mbi termat. Nëse mendoni se gjyqin tim ta bëj para jush refuzoj ta bëj këtë.

Bushati: Keni qene 4 vjet ministër.

Tahiri: Nuk do bëj gjyqin para jush. Po hetohem nga prokuroria, paarlamenti dhe italianët. Drejtësi do të ketë në të gjitha rastet. Po më kërkon të bëj gjyqin para jush, jemi në shina të ndryshme.

Bushati: Nuk po kërkoj gjyq.

Tahiri: Mos i fut në një thes të gjithë deputetët sepse ka burra dhe gra të mirë, që mundohen me mish e me shpirt.

Bushati: Merremi me thelbin , e lëmë propagandën. Cdo tentativë për t’iu shmangur thelbit nuk është mirë as për ju.

Tahiri: Sa i përket disbalancës, ka një standart moral. Jam ish minister, deputet. Dhashë dorëheqjen për tu përballur me drejtësine. Cfarë të bëj më shume? Po ka prova shkoj në burg.

Bushati: Nuk dua t’ju pyes a e morët varësen apo a i more lekët. Unë sot kam dyshimin, që ato që pretendon prokuroria janë të vërteta. Këtë nuk e mbroj duke pyetur Habilajt por duke ndjekur aktivitetitn tuaj politik 4 vjecar, që është në mbrojtje të trafikantëve të narkotikëve.

Tahiri: Po bën një akuzë, që është penale. Cohu shko në prokurori dhe jep faktet.

Bushati: Kemi qenë në nje studio kur keni thënë, nuk e kemi parë Berishën duke vrarë në 21 janar por mënyra politike e sjelljes na con në këtë deduksion. Njëlloj dhe me ju. Kur gjithë Shqipëria fliste për kanabizimi ju thoshit është përrallë. Kur njerëzit merreshin me atë që fliste për lidhjen tuaj me Habilajt, ju kërkonit burgosjen e tij. Filluat të merreni me mediat, me frontin e të keqës. Bëtë një show atje me shifra. Kjo është të mbrosh trafikantët. Nuk e di a keni marrë para dhe ndarë hashash me Habilajt, por keni qenë mburoja politike e këtij trafiku.

Tahiri: Ju e keni shumë kollaj të rrini në atë anë të banakut dhe ti bëni të gjithë njëlloj, nuk e di a e bëni për interes apo e bëni se kështu e mendoni. Nuk jemi të gjithë njëlloj dhe të jap fakte. Më the , që kur zotërote ke folur për kanabisin nuk është kështu. Ke gënjyer ose ke mbyllur sytë për kanabisin. Nëse mendon se kanabisin e solla unë, Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis.

Bushati: Ta ka thënë anti mafia italiane, që është shtuar kur erdhët ju. Anti mafia ka thënë, nga Shqipëria ka filluar të na vijë më shumë drogë se kurrë.

Tahiri: Ju gënjeni ose mbyllni sytë, se hashashi ka qenë gjithë kohën aty. Jo vetëm Lazarati. Kruja, Berati, Malësia e Madhe, Burreli. Përse nuk shkoni në ministri të merrni statistika? Unë jam shumë i hapur për një ballafaqim shifrash me ty dhe këto. Merr shifrat dhe mblidhi bashkë, janë më pak se një vit i Sali Berishës. Për cilën aryse duhet t’ju dëgjon gënjeshtrat që thoni? Përse nuk shkon të marrësh shifrat zyrtare? Nëse nuk është kështu, hajde të enjten tjetër të ballafaqohemi

Bushati: Ballafaqohemi që sot, jo të enjten tjetër.

Tahiri është perplasur edhe me gazetarin Armand Shkullaku, i cili e ka pyetur nese mban pergjegjesi qe kupola e policise se shtetit u perfshi e gjitha ne trafik droge dhe se emri i tij del ne pergjimet e Habiljave.

DEBATI

Shkullaku: Fjalimi juaj pati dy momente. E dhatë mandatin tuaj në një moment që nuk kishit rrugë tjetër. Parlamenti do të mblidhej prap, për ti dhënë leje prokurorisë për arrestimin tuaj. Hapja e negociatave me Shqipërine, kishte kushte. Kjo u tha edhe nga ministri gjerman edhe nga ambasadori Lu.

Tahiri: Për presionin ndërkombëtar do të arrestohem unë?

Shkullaku: Edhe këtë rradhë, i bëtë shërbimin e fundit Ramës. Ai tha nuk komandoj dot prokurorinë, le të më sjellin një provë dhe unë reagoj. Unë nuk them se është marrëveshje. E para sepse nuk ju quaj aq pak inteligjent për të besuar të garancitë e Rames.

Fjalimi për mua ishte zhgënjyes. Nuk doli dikush kurajoz të pranonte cfare kishte ndodhur 4 vjet, por as viktima e kësaj politike që ka komplotuar kundër jush. Dëgjova të njëjtën histori, fornti i të keqesh, Luli, Visho Ajazi, Monika, Ilir Meta, Bujar Nishani.

Kur jam përballur me ju ju kam thënë, kemi prova që në Ishëm është ngritur një pistë, avioni që ra me drogë. Ju nuk e shkarkuat drejtorin. Kur ju thoshin, në Vlorë ka kanabis, nuk shkarkuar ndonjë drejtor. Duhet të binit ju që të binte e gjithë kupola. Kur Zagani thoshte, makinën tuaj, që edhe me autorizim të posatshëm, bëhej trafik droge, ju e morët sërish vet dhe e përdorët.

Gjatë 4 viteve nuk kam am përgjigje për këto gjëra që rezultuan të vërteta. Nuk ka ndodhur në Shqipëri që e gjithë kupola e policisë të jetë e përfshirë.

Tahiri: Ku e konstatuat?

Shkullaku: Janë të gjithë në arrati. Drejtori i Vlorës, ai i kufirit. Shefa të policisë.

Tahiri: E ke gabim.

Shkullaku: Kur ju thoshim a more masë për ata policë që lanë Mark Frrokun me trafikantin brenda. Keni qenë ministri më jetëgjatë. Jeni i pari që akuzoni për përfshirje në trafikun e drogës. Keni dalë në përgjimet e trafikantëve.

Tahiri: Kam dale unë ? Sa trafikantë mund të flasin për ju në telefon?

Shkullaku: Nuk doli emri i Niko Peleshit.

Tahiri: Tregon fiks modelin tënd, me të cilin jeni mësuar të gjithë. Të duket patjetër shërbim për Edi Ramën. Nuk e lexon dot si një gjest të një njeriu që thotë, ju duket se jam pengesë për integrimin? Po iki. Nuk jetoj për imunitet apo parlament, nuk fitoj para nga tenderat.

Shkuallku: Akuzohesh që makinën tënde ia dhe trafikantëve. Imagjinoni ministrin e brendshëm të Gjermanisë, që jep makinën dhe thotë dëgjo i kisha kushërinj ata po nuk e dija. E ka fajin media për këtë?

Tahiri: Më vjen keq që diapazoni të është zvogëluar.

Shkullaku: Nuk ma përcakton ti diapazoni, sepse nuk kupton sa të shkurtër ke diapazonin tënd.

Tahiri: Sa i përket drejtuesve të policisë, njëri është i akuzuar. Nuk e di a ka faj apo jo. Do të shohim a ka pëgjegjësi. Nuk besoj së është kështu por do të paguaje faturën.

Në debatin mes Saimir Tahirit dhe analistëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku doli në pah edhe emri i ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

Shkullaku: Ti u shkarkove dhe menjëherë sapo ti u shkarkove, dolën në dritë raportet që provonin të gjithë atë që përflitej për trafikun e drogës.

Tahiri: Cilat raporte?

Shkullaku: Raportin e Visho Ajazit.

Tahiri: Visho Ajazit, atij ushtarit të Berishës?!

Shkullaku: Atij ushtarit të Berishës që sot është ambasadori juaj në NATO.

Tahiri: Turp që është ambasador në NATO.

Bushati: Dallimi mes jush dhe Sali Berishës është që ai të vinte kriminelët dhe të vrisnin, ndërsa ju jeni vegël e kriminelëve. Nuk e di kush është më keq, njerëzit të gjykojnë. Unë e përbuz sistemin e Berishës, por ju jeni zarat e kriminelëve.

Visho Ajazi-Lika u dorëhoq papritur nga kreu i SHISH në fund të tetorit të vitit të kaluar. Pak ditë pas kësaj dorëheqjeje, ai u propozua për Ambasador në NATO nga Qeveria, propozim që u miratua nga Presidenti Meta.



8 Comments

  1. Ministri me i zoti nga te gjithe ka qene Muli nga kukesi qe dhe kur fliste nuk e kuptonte se cfare thoshte.Une jam me Mulin ne mjeljen e lopeve.

  2. Bravo Bushat, bravo! Sa me keni pelqy’ mbreme! Sidomos kur i bertisje Qorrit “BORDELLOOOOOOO”, dhe Qorrit i mekej goja. Kurse Shkullaku me shkrinte fare se i ngulte kunja pa mendje, me ze te ulet sic di!
    Bravo çuna se i dhate leksion gazetaruceve struce se si behet debati dhe sa e thjeshte eshte te kapesh mat nje te dyshuar publikisht e nderkombetarisht per trafik droge!

  3. me kujtoi mulin komentuesi i pare, epo te mendosh qe Muli ka luftuar drogen te lind pyetja se si e bleu vilen 400 mije euroshe?

  4. Mbushja e parlamentit me banditë, uzurpimi i bashkive nga kriminelë në kërkim, favorizimi i bandave në kurriz të njëra -tjetrës, avionët e drogës dhe mohimi i ekzistencës së kanabisit
    Keto fjale thane anal-istet si akuza ndaj Tahirit ku te gjitha duhet te ishin kunder Rames.Pse vertete besoni se Tahiri i fuste banditet ne parlament,bashki etj apo favorizimi i bandave pa qene ne dijeni Lartgjatesia? Saje Qorri ka fajet e veta dhe per kete le te paguaj se per fat te mire nuk gjykohet vetem nga drejtesia shqiptare por dhe nga ajo italiane.Sa per kanabisin dhe bandat ne te gjithe e dime se bandat e kanabisi aty kane qene.Kane vite qe lulezojne.Bandat jane gjithmone me qeverine qe eshte ne pushtet.Po te njejtet bandite njehere jane me PD pastaj me Ps apo Lsi-ne.Ato thjeshte perdoren per te grabitur e blere vota ne kembim te mos prekjes se tyre.

  5. Epo qe ska len kuck pa kapur tahiri e pa i gjetur vende pune e dim ne,po a do e ndeshkoi njeri esht pyetja

  6. muli dhe i pa emer 55 vite bar enveri dhe ende hani lesh negjmije qe ju jep rama.qelbesira lindet ne qenef negjmije coftira rame do vdisni.ishte berisha muli e luli qe ju ben njerz nga kafsh kafazi te enverit,spiro kolekes e kristaqit qe ishit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *