• |
ide | kryesore

10 vjet jashtë Europës, Apeli i UEFA-s lë në fuqi vendimin për Skënderbeun

Kryesore, Sport



Komisioni i Apelit të UEFA-s ka lënë në fuqi dënimin me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane të Skënderbeut dhe gjobën prej 1 milion eurosh, pas seancës së para pak ditëve ku dëshmuan edhe disa prej lojtarëve dhe ish-lojtarëve kyç të korçarëve. Lajmi konfirmohet nga vetë klubi korcar përmes një deklarate.

“Sot, më datë 4 Maj 2018, Komisioni i Apelit i UEFA-s shpalli vendimin mbi ankimin e paraqitur nga KF Skënderbeu.

Siç ishte paralajmëruar dhe pritej, asnjë ndryshim nga vendimi pararendës nuk është bërë nga Komisioni i Apelit, pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga pala jonë në seancën dëgjimore të datës 26 Prill 2018.

KF Skënderbeu bën me dije se, brënda afateve ligjore, do të paraqese ankim në CAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s. Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, veçse abuzim me pozicionin dominues.

KF Skënderbeu është i sigurt në pafajesinë e plotë të kujtdo lojtari apo zyrtari të klubit. Për këtë, të gjitha rrugët e mundshme ligjore do të ndiqen për mbrojtjen e integritetit dhe arritjeve tona historike”, thuhet në deklaratën e klubit.

Skënderbeu akuzohet për trukim ndeshjesh gjatë fazave kur klubi shqiptar luante në Kupat e Europës. Mbetet për t’u parë se cfarë vendimi do të marrë Gjykata Sportive. Por sidoqoftë gjasat janë që ky vendim të kërkojë disi kohë, cka praktikisht do të thotë që klubi korcar nuk mund të luajë në Kupat e Europës në sezonin që vjen.

©LAPSI.AL



7 Comments

  1. Nderkohe qe vlon gjithe Europa per arbitrimet skandaloze ne Champions, UEFA nje nder institucionet me te degjeneruara e korruptuara denon pa asnje prove e fakt por vetem me supozime Skenderbeun e Korces kur asnjehere nuk eshte dhene nje denim i tille 10 vjecar me pare.

  2. o ti qytetar, ka shit ndeshjet Skenderbeu e ska njeri ne shqiperi qe nuk e di. Duhet te jeh naiv te mos e besosh qe ndeshjet ne shqiperi jan te gjitha te shitura. Nuk ka ekip shqiptar qe te pakten ne 10 vitet e fundit ne champions apo europa league ska shitur ndeshje. 2 jan padrejtesite ne kete rast, e para se duheshin denuar dhe ekipe te tjera shqiptare qe kan marr pjese ne europe dhe e dime te gjithe qe i kan shit ndeshjet dhe e dyta fshf duke qene se ka vendim te prere ne drejtim te flamurtarit duhet automatikisht ta zbresi ne nje kategori me poshte e jo ta lejoje te shpallet kampion i shqiperise

    1. Eshte naivitet qe te besosh pa fakte. C’fare fakti ka kunder Skenderbeut? Asnje, pervec se letrave pa fund te derguara ne UEFA nga ai pederasi Olsi Rama per ti hapur rruge Partizanit te tij.
      Ne Kampionat Europian 2004 Suedi-Danimarke bene maskarade ne fushe e dolen 2-2 duke mos lozur fare ne portat respektive e nga kjo maskarade u eliminua Italia! Ka dhe raste tjera plot, ku ishte UEFA ne keto raste? Apo hajde te bejme shembull nje ekip te vogel se kujtojne ashtu lajne mekatet e veta korruptive!

  3. T’ju shkerdhesh ato -ropt-Braceve me gjithe rracen e tij dhe atyre qe mendojne se ka trukuar ndeshjet nje skuader qe po shpallet kampion gjithe ato here ,nje nga skuadrat me te mira te historise te kampionatit shqiptar qe nga viti 1991-shi.

  4. Eshte me i nderuar Luksenburgu megjithese nuk ka shkuar ne asnje europian.
    Duhen hapur hetime penale per Armand Duken per pastrim parash nepermjet kompanive qe zoteron. ( Kato Vora Albania )
    Ndiqni parane !

  5. FAKTE DONI jU.kA 10 VJETE QE E KA MBYTUR ME POSHTERSI KAMPIONATIN SHQIPTAR ME TRUKIME, ALEANCA, SHITJE. BLERJE. RASTI ME I FUNDIT NDESHJA ME LACIN. VJEDHJA SPEKTAKOLARE E KAMPIONATIT 2010 – 2011 VLORES. PO GJITHE SHOQERIA SHQIPTARE ESHTE E SEMURE NUK REAGON.

  6. Do t ja hidhni Evropes ju minjte e Korces dhe Tiranes. Ju keni shitur dhe trukuar me teper se sa thote raporti i UEFA – as.Jane shitur ndeshje dhe ne periudha grumbullimi ne kohebn e fazes pergatitore Lexoni me vemendje artikujt.
    Ky ekip u cilesua nga UEFA si makine e strukturuar kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *