• |
ide | kryesore

Basha: Dorëheqja e Tahirit, mashtrim për Gjermaninë, mashtrim për Europën

Lajme, Të fundit



Për Lulzim Bashën, lajmi i dorëzimit të mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri do të ishte lajm i mirë, nëse do të ishte bërë 6 muaj më parë, kur prokuroria kërkoi arrestimin e tij, por sot që prokuroria është e kapur dhe në dorë të Edi Ramës, ky është vetëm një mashtrim për Gjermaninë dhe për Europën.

Basha përsëriti disa herë se prokuroria tani është e kapur nga Rama dhe duke qenë në dorë të tij, Tahiri ka garancitë se nuk do të arrestohet.

“Kjo është loja e të dyve bashkë për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit” u shpreh Basha, që kujtoi nxitimin e shumicës për të emëruar Prokuroren e Përkohshme të Përgjithshme, Arta Markun pa veting dhe ekstradimin e Nezar Seitit, të arrestuarit të vetëm të çështjes drejt Italisë.



3 Comments

  1. Nuk e kuptoj ku qendron mashtrimi ketu! Eshte vene ne dispozicion te drejtesise pa imunitet ?! Nuk ka fakte eshte nje cause berishiane fallco qe do te shkrihet shpejt! Por cfare krimi ka bere? Saliu e pranoi qe ka lejuar me dashje drogen ne Lazarat! Nuk mendoj qe Tahiri vete e ka lejuar nje gje te tille! Pa ndihmen e Salehut dhe Bashes & CO. nuk behet! Por krahasoni krimet e Saliut dhe Lulit dhe PD me Liken?

  2. Ta quash politikan kurve i ben nder. Kjo eshte politike kalamajsh qe kur qajne nuk pranojne asgje per t’u qetesuar.

  3. Ky eshte totalisht jashte realitetit. I paorientuar. Jane keta, ky Monika injorante qe dhe dy llafe pa gabime si thote dot, qe ngushellojne shqiptaret per ta pare Ramen si ” e keqja me e vogel”. Nuk ka situate me pa shprese per Shqiptaret. Kush mund ta drejtoje kete vend Luli, monika apo Edi. Njeri me mizerje se tjetri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *