• |
ide | kryesore

BIRN zbulon se përse po hetohet Adriatik Llalla

Arkiva, Kryesore



Dy muaj pas ngjitjes në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, në shkurt të vitit 2013, Adriatik Llalla urdhëroi nisjen e procedurave të tenderit për ndërtimin e një bar-kafeje në katin e pestë të institucionit që drejtonte.

Dokumentet e siguruara nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se procedurat e tenderit me fond limit 5.9 milionë lekë kanë zgjatur thuajse 1 muaj dhe në fund të tyre u shpall fituese kompania LIM-EM sh.p.k e themeluar nga biznesmeni Shkëlqim Beshiri.

Kontrata mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe kompanisë LIM-EM është firmosur më 18 prill 2013 nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe përfaqësuesi i kompanisë, Shkëlqim Beshiri. Sipas saj, kompania merrte përsipër të kryente punimet brenda 28 ditëve me një çmim total prej 5.2 milionë lekëve.

Kontrata për ndërtimin e lokalit në katin e pestë të Prokurorisë së Përgjithshme nuk është marrëveshja e vetme e firmosur mes Adriatik Llallës dhe Shkëlqim Beshirit.

Në qershor 2016, kompania LIM-EM e Beshirit u bë një burim i rëndësishëm të ardhurash për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, pasi i bleu atij një sipërfaqe toke prej 3 mijë metrash katrorë tokë në Mjull Bathore për një çmim total prej 249 mijë eurosh.

Sipas kontratës noteriale të cilën BIRN e disponon, Llalla ia kishte blerë këtë tokë Eduart [Edison] Dushkut në vitin 2007 për vetëm 1.5 milionë lekë. Dushku është një personazh i njohur në zonën e Saukut dhe me një skedë të larmishme kriminale, mes të cilave edhe një dënim për vrasje.

Katër vjet pasi ia bleu tokën Dushkut për 1.5 milionë lekë, Llalla e rivlerëson atë në 21 milionë lekë ose 14 herë më të lartë se çmimi i blerjes, para se t’ia shiste kompanisë LIM-EM për 249 mijë euro.

Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se rivlerësimi i pasurisë rezulton të jetë një praktikë rutinë e ish-prokurorit, përmes së cilës ai ia doli të transformojë investime prej 16.3 milionë lekësh në blerjen e tokave në një kapital prej rreth 1 milionë eurosh.

Transaksionet multimilionëshe të ish-kreut të Prokurorisë, mes të cilave edhe kontrata e dyshuar për konflikt interesi me kompaninë LIM-EM janë bërë objekt i një procedimi penal të regjistruar më 15 mars nga Prokuroria e Durrësit kundër Llallës.

BIRN mësoi se çështja ndodhet aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila po e heton gjithashtu Llallën për veprat penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”,  “mosdeklarimit të shumës së të hollave në kufi” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Më herët, BIRN e pyeti ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla për lidhjet e tij me biznesmenin Beshiri si dhe nëse kishte qenë në kushtet e konfliktit të interesit kur përfitoi 249 mijë euro nga kompania LIM-EM.

Ndonëse rezulton ta ketë firmosur vetë kontratën me Beshirin për ndërtimin e lokalit në Prokurorinë e Përgjithshme, Llalla mohoi të kishte dijeni për procedurat e tenderit në një bisedë telefonike me BIRN.

“Nuk jam unë në konflikt interesi, nuk është prokurori ai që merret me tenderat. Ka sekretar të përgjithshëm, ka drejtues administrativ. Nuk merret Prokurori me atë pjesë,” tha Llalla përmes telefonit.

Ish-kryeprokurori Llalla e cilësoi blerjen e tokës për 1.5 milionë lekë dhe shitjen e saj për 249 mijë euro totalisht të ligjshme dhe e shpjegon rritjen e vlerës së saj me hovin e zhvillimit që mori pas vitit 2007 zona rreth qendrës tregtare TEG.

“Toka u ble në vitin 2007. Ishte një zonë e pazhvilluar. Fillimet e ndërtimit të komplekseve rezidenciale e rritën kërkesën dhe interesin për të,” tha Llalla për BIRN.

Në intervistën me BIRN, Llalla  e përshkroi marrëdhënien e tij me biznesmenin Beshiri me atë të dy personave të interesuar për të arritur një marrëveshje për 3 mijë metrat katrorë në Mjull Bathore.

“Ai ishte një  biznesmen që kishte interes aty.  Mbaj mend që zoti Beshiri ishte i interesuar bashkë me një ndërtues tjetër për të ndërtuar komplekse rezidenciale dhe bashkëortaku i tij  ka marrë  me kredi një sipërfaqe shumë të madhe toke. Bëhet fjalë për pronarin e Lion Parkut,” tha Llalla.

Pas sigurimit të kontratës së tenderit në Prokurori, BIRN përsëriti pyetjen për Llallën, por nuk mori përgjigje.

Lindita Çela/ BIRN



8 Comments

  1. mireqe jane keta birnat e sorosit qe ka cik gazetari investigative aty,pjesa tjeter eshte vetem gazetari opinionistesh..esnje fakt vetem opinione secili sipas krahut te vet.turp..

  2. RAMA NE SURREL E BLEU METRIN KATROR PER DY EURO ,POR MAO luu CE DUN,LAVIRJA SERBORUSE VLLAHUTIN NUK E PAN;SIQ PAGOI METRIN KATRIR 2000 mij euro per banesen e saj.

  3. Ky eshte prokurori i preferuar i Bushatit dhe Shkullakut,i krimbur deri ne palce me korrupcion dhe hyzmeqar i perulur i Berishes dhe klanit te tij politik e mediatik mu si Shkullaku.Edi Rama dhe reforma ne drejtesi prishi endrrat dhe rehatine e tyre .Ne fakt i tronditi duke ua bere jeten ferr gjithe atyre qe shpresonin se do te sundojne ne kurrizin e popullit.Keni degjuar Berishen,Bashen ,Shkullakun,Zhejin, e shume te tjere te klanit politik e mediatik se periudha e qeverise Rama eshte terr e ferr .Eshte e vertete ,ata sot po perjetojne ankthin dhe ferrin me te tmerrshen te pritjes per tu ballafaquar me krimet me te renda duke filluar nga hajnia,korrupcioni e deri te plagosjet dhe vrasje e njerezeve te pafajshem.Pasuria dhe mireqenja e tyre eshte e ngritur mbi gjakun dhe skamjen e shqiptareve te rendomte, ata e dine se ora po afrohet.Ora e zeze per hajnat dhe vrasesit dhe e bardhe per shqiptaret e ndershem dhe te varfer.Ora kur do i shohim pas hekurave Berishen me klanin e tij,klanin qe i nxiu jeten per nje qerek shekulli shqiptareve.Mire ka pashikuar Artan Hoxha fundin e kryekriminelit shqiptar si te Pinochetit.

  4. “deklarim te rreme te pasurise” apo “shperdorim detyre”(qe saktesisht nuk thuhet se ku) qe po hetohen per ish-Prok. pergjithshem mund te perbejne veper penale ne rast se vertetohen qe ka shkelje, natyrisht. Por per blerje e shitje prone pastaj me shtrenjte nuk me duket se eshte shkelje ligji. Ne se me kete akuze Llalla shkon ne burg, atehere burgjet duhet te hapen ne 4 kanatat dhe brenda tyre duhet te parkohen nje numer qindra mijra vetesh.

  5. BIRN nuk zbulon asgje. Llalla nuk po hetohet, e ka percaktuar vocrraku Lu pa hetim fare qe Llalla eshte i korruptuar.
    Por…a eshte i korruptuar Llalla? Vocrrakut Lu kjo nuk i duhet fare, mjaftoi qe Llalla tha se reformen ne drejtesi po e bejne njerez te Sorosit. Kaq i mjafton vocrrakut Lu qe te sulet mbi Llallen e mbi kedo qe i zbulon te vertetat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *