• |
ide | kryesore

Diell paraditen e të premtes, shira në të gjithë vendin pasdite

Lajme, Të fundit



Paraditen e të premtes mund të shijojmë diellin pasi moti premton kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pasditja do të jetë me shira në të gjithë vendin, përjashtuar zonat jugperëndimore thotë Meteoalb.

Dita e shtunë dhe e diela, mbeten me kthjellime e vranësira të shpeshta si edhe shira të dobët gjatë paraditeve por sërish orët e pasdites sjellin fuqizim të vranësirave dhe shira në gjithë territorin.

Temperaturat do të kenë luhatje të lehtë gjatë të tre ditëve duke variuar nga 9 – 10°C minimumi gjatë mëngjeseve në zonat Lindore deri në 28°C, maksimumi gjatë mesditës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *