• |
ide | kryesore

Donald Lu përmend emrat e 5 peshqve të mëdhenj: Hetimet po vazhdojnë edhe ndaj Tahirit e Llallës

Lajme, Të fundit
donald-lu-dhe-saimir-tahiri-690x380_1486996447-4876458.jpg



Sot ambasadori amerikan Donald Lu një dite pasi ish ministri dorëzoi mandatin e deputetit, ka bere deklarata te forta lidhur me ata qe i quan peshq te mëdhenj dhe ka përmendur edhe emra.

Në një aktivitet për OJQ shqiptare, Lu tha se kishte besim tek këto organizata se mund te ishin te pavarura dhe te ndikonin ne jetën e shqiptareve.

“Cila është sfida kryesore sot? Do të isha shumë i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj kriminelë.

Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, trafikantit të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Turqi më 22 mars. Urdhëra arresti janë lëshuar edhe për dy trafikues të tjerë të mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Cekaj, por ata duhet të kapen.

Kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi po ndiqen penalisht. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Asnjë nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që Z. Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet.

OJQ-të dhe gazetarët shqiptarë duhet të punojnë për të ndihmuar publikun të kuptojë pse këta persona janë kaq të rrezikshëm dhe të ngrejnë pritshmëritë se së shpejti do të arrestohen dhe ndiqen penalisht.

Së fundi, nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve, atëherë Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të ndritur. Një të ardhme në Bashkimin Evropian. Një të ardhme pa trafik droge. Një të ardhme në të cilën qytetarët e zakonshëm nuk kanë më frikë nga korrupsioni apo krimi i organizuar.

Kjo është e ardhmja që të gjithë shqiptarët meritojnë.”, – tha Lu.



5 Comments

  1. “Donald Lu përmend emrat e 5 peshqve të mëdhenj” ???????????
    a është humor???
    këta janë PESHQ të MËDHENJ???
    ky është një spekullim i një neveli tmerrësisht të dobët!ky është përdorje e disa emrave të presonave të akuzuar për të justifikuar fiaskon e deritanishme të “vetingut” ose përzgjedhjes për drejtësinë shqiptare!
    për mendimin tim ky është thjesht një mbulesë për kapjen e drejtësisë dhe jo pastrimin e saj!!
    e para kapje është zgjedhja e prokurores së përkohëshme,e cila i ka kaluar kopenncat e saj si në veprim dhe në kohë!askush nuk po flet më për zgjedhjen e kryeprokurorit!po bëhet vetëm propagandë për zotësinë e kësaj të përkohëshmes!një zotësi mbinatyrore që për pasojë duhe të sjellë,në kohën e duhur kur të jetë realizuar skenari,zgjedhjen e saj si kryeprokurore!!
    të tjerat vazhdojnë njëra pas tjetrës!!

  2. Ky -sy -ZHABA—Luja-po tall menderen me ngjan kur i quan peshq te mbedhenj keta qe permend se eshte bythe e breke me drogaxhinjte edvinet me shoke .Me gjithe ate dhe keta qe permend ky palo ambasador qe na hiqet sikur eshte shpetimtar i kombeve pa mbeshtetjen e njerzeve qeveritare ,e politikaneve qe jane me shume se trafikante nuk mund te organizoheshin ne nje persosmeri kaq te madhe neper bote .Ky eshte shtet i korruptuar koke e kembe ,ky eshte popull dele .keta jane politikane qe i kamuflojne dhe i mitizojne ambasadoret e huaj i bejne sikur ata jane –Mesia-.

  3. sikur te ishte Enver djali gjalle nga do ikje ti o Lu???
    Cfare ishte ajo logo @ Droga histori suksesi.??? TURP TURP TURP

  4. Pse cuditeni o njerrez ? Ky eshte ambasadori , perfaqesuesi, ne Shqiperi i “turpit te njerezimit” sic e ka etiketuar profeti yne i gjate.

  5. Met Kananin nuk e njihte njeri fare, vetem kur doli ne lajme qe u kap ne Turqi dhe me sa di une nuk eshte permendur me pare, Nga na doli ky Peshk i madh ? Talle karin me ate popull se mire e ke. Peshku madh eshte vetem NJE dhe dihet kush eshte EDrama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *