• |
ide | kryesore

E bujshme/ Juventus kontakton Ancelotti-in

Sport



U përmend si një pistë e mundshme që në 5 prill, por sot kanë mbërritur konfirmime të tjera. Ka pasur një kontakt mes Carlo Ancelotti dhe Juventus. Shoqëria bardhezi po vlerëson opsionet si parapërgatitje për një largim të mundshëm të Massimiliano Allegri dhe në këtë pikë ish-trajneri i Bayern mund të tentohet nga ideja e rikthimit në Torino.

Ditët e fundit Ancelotti u largua nga lista e kandidatëve për kombëtaren e Italisë dhe menjëherë emri i tij u përfol për një kalim në emra të mëdhenj në Europë si Arsenal dhe Napoli. Për Ancelotti-n ky do të ishte një rikthim pas një eksperience si trajner i Juves në 2-vjeçarin 1999-2001. Në atë kohë Carletto e renditi skuadrën dy herë në vendin e dytë të Serie A duke mbledhur 144 pikë në 2 sezone. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *