• |
ide | kryesore

EMRAT/ Falsifikuan pronat në Spille, prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon 9 persona në gjyq

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Kavajës përfundon hetimet për dosjen e falsifikimit të pronave në bregdetin e Spillesë. Organi i akzuës dërgoi kërkesën për gjykim të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve vendorë të dyshuar për tjetërsim prone. 9 personat e akuzuar tjetërsuan pronën publike në zonën bregdetare të Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

EMRAT

1-Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

2-Andi Gjeçi, jurist, ZVRPP, Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

3-Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

4-Aida Gjoci, protokolliste pranë Hipotekës Kavajë, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 të Kodit Penal.

5-Asim Arkaxhiui, ish-Regjistrues i Z.V.R.P.P.Kavajë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuar nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

6-Aldo KILA, jurist, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 të Kodit Penal.

7-Ilir Kaja, ish-agronom në Njesinë Administrative Kryevidh i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal.

8-Agron Xhelezi, ish-Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Spille, i akuzuar për veprën penale “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 186/3 të Kodit Penal.

9-Nezir Lecini, ish-Shef i Zyrës Kadastres në Kavajë i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Prokuroria e Kavajës i bashkangjiti kërkesës për gjykim, aktet dhe provat në mbështetje të nenit 331/4 të Kodit të Procedurës Penale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *