• |
ide | kryesore

Kina i qëndron terorive politike: “Marksi kishte plotësisht të drejtë”

Planet



Partia Komuniste e Kinës ka marrë vendimin se teoritë politike të Karl Marksit janë ‘tërësisht të drejta’, dhe se ato duhet të promovohen dhe të modernizohen.

Kështu është shprehur presidenti kinez Xi Jinping, në prag të 200-vjetorit të lindjes së filozofit gjerman të shtunën.

Që prej ardhjes së tij në pushtet në vitin 2012, Xi, i konsideruar si udhëheqësi më i fuqishëm i Kinës që prej Mao Ce Dunit, i ka kërkuar Partisë Komuniste të mos harrojë rrënjët e saj socialiste ndërkohë që punon për të arritur “ringjalljen e madhe të kombit kinez”. 

Xi gjithashtu ka udhëzuar të gjithë anëtarët e partisë që ta kthejnë në “mënyrë jetese” dhe “bindje shpirtërore” leximin e shkrimeve marksiste.

Fjalimi i presidentit në Sallën e Madhe të Popullit vjen në përmbyllje të një fushate 1-javore propagande nga mediat shtetërore, me sloganin “Marksi kishte të drejtë”, që kishin si qëllim të tregonin se teoritë e filozofit gjerman mbeten të rëndësishme për Kinën moderne dhe brezin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *