• |
ide | kryesore

Nderohet pas vdekjes ylli i kinemasë së “Bollywood”, Scridevi Kapoor

Paparazzi, Slider



Aktorja e famshme e Bollywood, Sridevi Kapoor, e cila vdiq në shkurt, eshte nderuar me çmimin “Aktorja më e Mirë” në Çmimin Kombëtar të Filmit në Indi për rolin e saj të fundit.Bashkëshorti dhe vajzat e saj morën çmimin në vend të aktores.
Vdekja e yllit të Bollywood tronditi botën e filmit në Indi. Sridevi u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare gjatë një vizite në Dubai për të marrë pjesë në një ceremoni martesore.Ajo u gjet pajetë në vaskën e hotelit.
Raportet fillestare thonë se ajo ka vdekur nga një atak në zemër, por policia më vonë raportoi se ishte mbytur aksidentalisht në vaskë pasi kishte humbur vetëdijen.

“Sridevi do të kishte qenë shumë e lumtur sot,”-tha bashkëshorti i saj Boney Kapoor për mediat indiane pas ceremonisë së shpërblimeve. “Ajo na mungon, por është edhe një momnet shumë krenar në të njëjtën kohë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *