• |
ide | kryesore

Ndotja e ajrit, OBSH: 16 vdekje vitin e shkuar; Tirana 60 % më e ndotur se niveli i lejuar

Lajme, Të fundit



Në Shqipëri, 16 njerëz kanë humbur jetën për shkak të ndotjes së ajrit. Këto shifra alarmante, të gjendura në raportin më të fundit të OBSH për cilësinë e ajrit dhe të krijuar në infografike nga Breathlife, tregojnë situatën në të cilën ndodhet vendi ynë. Sipas këtij raporti, cilësia e ajrit jashtë nxit sëmundje ishemike të zemrës, duke çuar më tej drejt vdekjes. Një e dhënë tjetër e raportit tregon se numri i vdekjeve të fëmijëve për këto shkaqe ka qene 10, me të dhënat e raportuara për 2017.

Sipas këtyre statistikave, në Tiranë ajri është 60 % më i ndotur se niveli i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Raporti i OBSH:

Më shumë se 80% e njerëzve që jetojnë në zonat urbane janë të ekspozuar ndaj niveleve të cilësisë së ajrit që tejkalojnë kufijtë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ndërkohë që të gjitha rajonet e botës janë të prekura, popullatat në qytetet me të ardhura të ulëta janë më të prekurit.

Sipas të dhënave më të fundit të cilësisë së ajrit, 97% e qyteteve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme me më shumë se 100 000 banorë nuk përmbushin udhëzimet e OBSH për cilësinë e ajrit. Megjithatë, në vendet me të ardhura të larta, kjo përqindje zvogëlohet në 49%.

Gjatë dy viteve të kaluara, baza e të dhënave – që tani mbulon më shumë se 4000 qytete në 108 vende – është gati dyfishuar, me më shumë qytete që matin nivelet e ndotjes së ajrit dhe njohjen e ndikimeve të lidhura shëndetësore.

Ndërsa cilësia e ajrit urban zvogëlohet, rritet rreziku për goditje si sëmundje të zemrës, kancer të mushkërive, si dhe sëmundje të frymëmarrjes kronike dhe akute, përfshirë astmën, për njerëzit që jetojnë në to./ Monitor



3 Comments

  1. Kot e keni. Rama eshte vete azmatik dhe prandaj do qe te vuajne dhe te tjeret nga kjo semundje. Eshte psikologjike. Mire qe nuk eshte impotent se kushedi cdo deshironte per popullin …

  2. mendoj qe ky artikull eshte sponsorizuar nga Lali Eri. Si ne qender dhe tek parku liqenit punimet do jene te perjeteshme. Jete e pa durueshme.
    Taksat tutje, pensionet tehu thone Vlonjatet. ( Vitet tutje na tehu )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *